Interesat e bonove shënojnë rritje modeste- Rënie e pranisë së investitorëve në ankandin e fundit, ndërkohë që bankat rrisin normat

Pasi thuasje prekën kuotën 3%, aq sa është edhe norma bazë e interesit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, bonot 1-vjeçare kanë shënuar në ankandin e kësaj jave një rritje modeste. Sipas të dhënve zyrtare të Ministrisë së Financave, Yieldi mesatar i bonve me afat maturimi 1-vjeçar shkoi në 3.14% këtë javë. Në dy ankandet e mëparëshme ato kishin shënuar edhe vlerën më pranës kuotës kufi të normës bazë të interesit në nivelin 3.09%.
Përvecc rritjes së lehtë, ankandi i kësaj jave ka pasur edhe një veccori tjetër, rënien e kërkesës për investim në këtë isntrument. Ndërsa në ankandet e mëparshëm, kërkesa për të blerë ka qenë shumë më e lartë në raport me shumat e shpallura nga qeveria, këtë jave, nivelet kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit. Shuma e shpalluar nga Qeveria këtë javë ishte 7.2 miliardë lekë, ndërsa vlera totale e propozuar nga investitorët ishte 7.32 miliardë lekë.
Për të kuptuar sa e fortë është rënia e pranisë së investitorëve kujtojmë se në ankandin e javës së fundit të qershorit, shuma e shpallur nga Ministria e Financave ishte 7 miliardë lekë, ndërsa kërkesa nga investitorët mbi 11 miliardë lekë. Po ashtu edhe në ankandin e mëparshëm të 20 qershorit. Shuma e shpallur nga Ministria ishte 7.5 miliardë lekë, ndërkohë që investitorët kërkuan 12.2 miliardë lekë.
Rënia e interesit të investitorëve lidhet me uljet e forta që pësoi gjatë gjithë këtij viti yieldi i këtij instrumenti, por edhe me rritjen e normave të depozitave nga ana e bankave tregtare. Aktualisht në treg ekziston të paktën një ofertë për depozitë një vjeccare me normë interesi 3%. Një normë kaq e lartë, thuajse e barabartë me yieldin e bonove një vjeccare zor se do t’i nxiste individët të tërhiqnin depoztat bankare në kërkim të përfitimeve më të larta nga letrat me vlerë të qeverisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Si ndryshoi tatimi nga rritja e pagave? - Formula e re e taksimit “preku” të ardhurat në buxhet
Rritja e pagave në sektorin publik ka bërë që tatimi mbi të ardhurat personale të qytetarëve të shtojë kontributin në buxhetin e shtetit vit pas viti. Referuar......

“OK” ndërtimit të agrofotovoltaikëve në toka bujqësore - Çfarë parashikon projektligji për aktivitetet fotovoltaike?
Agrofotovoltaik është aktiviteti mbi tokën bujqësore ku zhvillohen njëkohësisht prodhimi bujqësor në mënyrë të pandërprerë i kombinuar me ndërtimin dhe......

Tregtia me rajonin pëson rënie të “frikshme” - Me kë shtet shesim dhe blejmë më shumë dhe cilat janë mallrat kryesore?
Shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit nuk janë në ditët më të mira. Sipas të dhënave të INSTAT të analizuara nga SCAN TV, rezulton se në gjysmën e parë të......

Turizmi vijon “marshimin” - Jugu udhëheq rritjen. Gjermanët dhe italianët, më shumë në numër se turistët nga Kosova
Muaj pas muaji, statistikat publike konfirmojnë një vit rekord për turizmin. Vizitorët në strukturat akomoduese janë rritur me 38% gjatë muajit Maj ndërsa......

Shqiptarët, të “vuajturit” e rajonit - Barometri i Ballkanit: Qytetarët në Shqipëri janë më të pakënaqur se rajoni
Në një kohë që niveli i përgjithshëm i kënaqësisë dhe perceptimit të situatave sociale dhe ekonomike të shqiptarëve nuk ka ndryshuar shumë me një vit më parë,......

"Ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën ndërtesa, zbulon studimi
Një fenomen që shkencëtarët e kanë quajtur "ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën qytete, ka zbuluar një studim i kryer në Çikago. Kjo......

Inflacioni në Britani prek nivelin më të ulët në më shumë se një vit!
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u lehtësua më shumë se sa pritej në qershor, duke u ngadalësuar në normën e tij më të ulët vjetore që nga marsi 2022,......

Pas asnjë ndryshimi për 5 vjet, ka një pasaportë të re më të fuqishme në botë!
Lëvizja në krye të renditjes globale të pasaportave për vitin 2023 sapo u bë pak më interesante. Për pesë vite të gjata, Japonia ka qenë në pozitën nr.1 në......