Shqipëria Postuar më 19 Korrik 2023, 14:46

Si ndryshoi tatimi nga rritja e pagave? - Formula e re e taksimit “preku” të ardhurat në buxhet

Nga SCAN TV
Si ndryshoi tatimi nga rritja e pagave? - Formula e re e taksimit

Rritja e pagave në sektorin publik ka bërë që tatimi mbi të ardhurat personale të qytetarëve të shtojë kontributin në buxhetin e shtetit vit pas viti. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nëse do të marrim në analizë periudhën Janar-Qershor nga viti 2020 dhe në vijim, vihet re një rritje progresive e totalit të taksave që paguajnë qytetarët shqiptarë.

Konkretisht në gjysmën e parë të vitit 2023 janë paguar 27.8 miliardë lekë, me një kapërcim prej  rreth 6.2 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2022, dhe hendeku bëhet edhe më i madh nëse do ta krahasojmë me shifrat e vitit 2021 apo 2020 ku nga TAP në 6 muaj janë mbledhur vetëm 15.9 miliardë lekë.  Pra diferenca midis vitit 2023 dhe 2020 rezulton me rritje në 11.9 miliardë lekë.

Megjithatë nëse do të analizojmë të ardhurat mujore të mbledhura gjatë këtij viti, duket se efekti pagave të rritura, i cili mund të matet i plotë gjatë muajit Qershor, nuk ka bërë diferencë të lartë krahasimisht me muajt e tjerë, ku rritja nga Maji rezulton 0.3 miliardë lekë dhe nga muaji Prill 0.1 mld lekë. Në Qershor u mblodhën 5 miliardë lekë në total. Kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të faktit se nga 1 Qershori ndryshoi formula e llogaritjes së  tatimi mbi pagat , ku u zerua  norma tatimore për pagat nga 0-50 mijë lekë, e cila ka sjellë efektet e saj në buxhet.

Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme i cili është në nivelin 15 për qind si dhe tatimi mbi qiratë.

Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat.  Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë  me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH-së  dhe përbën afro 26.7% të totalit të të  ardhurave tatimore.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video