Vetëm 17 milionë dollarë, Sigurimet nga përmbyjet modeste në 2022 - Nuk ka ndërgjegjësim, nivele të ulëta pagesash në portofolin “Zjarri dhe Fatkeqësitë Natyrore”

Por ndërsa vitit 2022 riktheu në vëmendjen e qytetarëve por edhe të Qeverisë rrëzikun e përbytjeve, mbetet shumë i ulët numri i qytetarëve që sigurojnë pronat nga fatkeqësitë natyrore. Deri në fund të nëntorit të vitit që sapo lamë pas, janë paguar në total 1.7 miliardë lekë, apo afërsisht 17 milionë dollarë, në portofolin e tregut të sigurimeve zjarri dhe fatkeqësitë e natyrës. Rritje modeste krahasuar me një vit më parë, kur totali ishte afërisht 16 milionë dollarë.
Të dhënat vijnë përmes Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, sipas të cilit, Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-nentor 2022, vihet re një rritje prej 5.44% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021. Për t’u theksuar është gjithashtu se ky volum kontratash i dedikohet sistemit bankar, i cili vë kusht sigurimin e pronës nga fatkeqësitë për miratimin e kredive.
Të para në total, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nentor 2022 kapën vlerën 18,3 miliardë lekë, ose 9.01% më shumë se në janar-nëntor 2021. Gjatë periudhës janar-nentor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,193,221 me një rritje prej 13.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.88% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.86%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.23% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.77% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-nëntor 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,1 miliardë lekë, ose 2.31% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2021.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Na pret një vit më i vështirë ekonomik? - Ekspertët: Çmimet do të vijojnë të jenë të larta, varfëri dhe emigracion
Teksa është mbyllur një vit i vështirë ekonomik për qytetarët shqiptarë, duket se edhe vitit 2023 do të qendrojë në të njëjtën linjë, ku qytetarët sërish do ta......

Fatkeqesitë, Qeveria dëmshpërblen edhe shtëpitë informale - Vendimi, i vlefshëm vetëm për objektet me qëllim banimi dhe të jenë në proces legalizimi
Përmes një Vendimi të miratuar ditët e dundit të vitit që sapo lamë pas, Qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë edhe objektet informale në rast se ato preken nga......

Ankesat për energjinë elektrike - ERE, “tërheqje veshi” FSHU-së: Të përmirësohet treguesi i zgjidhmshërisë
Pavarësisht se niveli i zgjidhjes së ankesave të paraqitura pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal është i kënqashëm, Enti Rregullator i Energjisë kërkon......

Risi në DPSHTRR – Lëshohen formatet e reja për disa kategori përfshirë Certifikatave të Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se nisur nga dita e sotme do......

4 mënyra për të fituar të ardhura pasive
Të ardhurat pasive janë një burim i parave shtesë që mund të fitoni me përpjekje minimale të vazhdueshme. Ndërsa fitimi i parave në këtë mënyrë kërkon një......

Çmimi i gazit në Itali u rrit me 65% në 2022 - Unioni kombëtar i konsumatorëve i kërkon ndihmë qeverisë
Çmimi i paguar nga një familje mesatare italiane për furnizimin e saj me gaz, u rrit me 64.8% në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të......

Kredi të lira për personat me të ardhura mesatare - Qeveria turke vazhdon të ndjekë një politikë stimuli fiskal dhe monetar
Kredi me norma më të ulëta dhe maturime më të gjata do t’u ofrohen turqve me të ardhura të mesme të cilat kërkojnë të blejnë banesa të reja. Lajmi u konfirmua......

Kanadaja, rekord leje qëndrimi për emigrantët - Më shumë se 437 mijë rezidenca të përhershme në 2022
Kanadaja vendosi një rekord për sa i përket emigracionit në vitin 2022, duke u dhënë të huajve më shumë se 437 mijë leje qendrimi të përhershme. Shifra u......