Shqipëria Postuar më 4 Janar 2023, 14:47

Fatkeqesitë, Qeveria dëmshpërblen edhe shtëpitë informale - Vendimi, i vlefshëm vetëm për objektet me qëllim banimi dhe të jenë në proces legalizimi

Nga SCAN TV
Fatkeqesitë, Qeveria dëmshpërblen edhe shtëpitë

Përmes një Vendimi të miratuar ditët e dundit të vitit që sapo lamë pas, Qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë edhe objektet informale në rast se ato preken nga fatkeqësitë natyrore. Vendimi rregullon kushtet, kriteret dhe procedurat e përfitimit, të individëve dhe familjeve, të cilët posedojnë ndërtime pa leje me funksion banimi, që pësojnë dëme, për shkak të fatkeqësive natyrore. Objekti duhet të plotësojë disa kushte për ta përfituar dëmshpërblimin, mes të cilave kryesorët janë që duhet të jetë ndërtim me qëllime banimi, dhe të ketë nisur procedurat e legalizimit.

Më specifikisht, për të përfituar nga trajtimi në rastet e fatkeqësisë natyrore duhet të plotësohen kushtet dhe kriteret e mëposhtme: Së pari, ndërtimi pa leje të rezultojë i dëmtuar pas një fatkeqësie natyrore në një njësi të vetëqeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore;

Së dyti, dërtimi pa leje të jetë përfshirë në procedurat e legalizimit dhe për të, të mos ketë përfunduar procesi administrativ me vendimmarrje për legalizim;

Së treti, ndërtimi pa leje të rezultojë me funksion banimi, gjatë evidentimit në terren që kryen ASHK, sipas ligjit;

Së katëri,  Individi ose familja të mos ketë ndërtim tjetër në pronësi apo më shumë se një ndërtim pa leje me funksion banimi në proces  legalizimi, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Kur individi apo familja ka disa ndërtime në pronësi apo në proces legalizimi dhe të gjitha ato dëmtohen si pasojë e fatkeqësisë natyrore, atëherë përfiton vetëm për banesën, që në datën e fatkeqësisë natyrore, përdorej si vendbanim i zakonshëm;

Dhe së pesti, ndërtimi pa leje plotëson kushtet e ndërtesës së dëmtuar, sipas aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore”.

Lorenc Rabeta/ SCAN

Sondazh

Poll
Bota 27 Gusht

4 mënyra për të fituar të ardhura pasive

Të ardhurat pasive janë një burim i parave shtesë që mund të fitoni me përpjekje minimale të vazhdueshme. Ndërsa fitimi i parave në këtë mënyrë kërkon një......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat