Kredi të lira për personat me të ardhura mesatare - Qeveria turke vazhdon të ndjekë një politikë stimuli fiskal dhe monetar

Kredi me norma më të ulëta dhe maturime më të gjata do t’u ofrohen turqve me të ardhura të mesme të cilat kërkojnë të blejnë banesa të reja. Lajmi u konfirmua nga ministri turk i financave Nuredin Nebati.
Ai saktësoi gjatë një konference për mediat, se kreditë hipotekore me shumën deri në 5 milionë lira turke, ose rreth 267 mijë dollarë, do të kenë maturim deri në 15 vjet dhe normat do të fillojnë nga 0.69%. Ai shtoi se qeveria ka përgatitur programin “Shtëpia ime e re” për qytetarët me të ardhura mesatare me tarifa të favorshme, mbështetje trevjecare nga ministria e financave në pagesa dhe një plan pagese të bazuar në të ardhurat e familjeve. Sipas tij, kreditë me norma të favorshme do të jepen për banesat e reja, para, gjatë ose pas ndërtimit.
Nga ana tjetër kontraktorët të cilët premtojnë të ndërtojnë banesa do të kenë gjithashtu akses të mbështetur nga fondet e garancisë së kredisë për financimin e rreth 25 miliard lirash turke.
Pak përpara zgjedhjeve që konsiderohen shumë të rëndësishme për presidentin Erdoan – në mes të këtij viti – qeveria turke vazhdon të ndjekë një politikë stimuli fiskal dhe monetar, duke përfshirë rritjen e pagave, përfitimet e pensionit, ndihmën sociale, energjinë dhe mbështetjen e bujqësisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kanadaja, rekord leje qëndrimi për emigrantët - Më shumë se 437 mijë rezidenca të përhershme në 2022
Kanadaja vendosi një rekord për sa i përket emigracionit në vitin 2022, duke u dhënë të huajve më shumë se 437 mijë leje qendrimi të përhershme. Shifra u......

Fytyra e Messit në monedhën pesos - Ideja e veçantë e piktorit argjentinas
Një artist në Argjentinë ka gjetur një mënyrë të vecantë për të rritur vlerën e monedhës vendase aktualisht të shkatërruar nga inflacioni. Ai ka vendosur të......

Britania krijon fondin e karburantit bërthamor - Objektivi kryesor, reduktimi i varësisë së vendit nga Rusia
Britania e Madhe autorizon tashmë aplikimet për fondin prej 75 milionë paund, me synimin për të ndihmuar në rritjen e prodhimit vendas të karburantit bërthamor......

Amerikanët duan automjete elektrike - Por, çmimet e larta mbeten shqetësuese për pjesën më të madhe
Gjithnjë e më shumë amerikanë kërkojnë të blejnë automjete elektrike, dhe pse janë të shqetësuar për rritjen aktuale të cmimeve. Shumë pak prej tyre zgjedhin......

Mbi 7 mijë dollarë për fëmijë për t'u larguar nga kryeqyteti - Familjet japoneze do të shpërblehen për shkak të mbipopullimit
Qeveria japoneze do t'u japë familjeve deri në 1 milion jen (7,670 dollarë) për fëmijë nëse ata zgjedhin të largohen nga Tokio, sipas raporteve të shumta të......

Pse recesioni në Britani do të jetë pothuajse aq i thellë sa ai i Rusisë?!
Tkurrja ekonomike e Mbretërisë së Bashkuar e vitit 2023 do të jetë pothuajse aq e thellë sa ajo e Rusisë, presin ekonomistët, pasi rënia e mprehtë e......

Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Luhatje minimale për shkak të mungesës së aktivitetit në Europë dhe SHBA
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm për shkak të mungesës së aktivitetit tregtar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, me rastin e......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Goldman Sachs Group: SHBA do të shmangë recesionin në vitin 2023
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët presin të dhënat më të fundit të Rezervës Federale......