Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Luhatje minimale për shkak të mungesës së aktivitetit në Europë dhe SHBA

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm për shkak të mungesës së aktivitetit tregtar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, me rastin e festave të fundvitit.
Euro po tregtohet e qëndrueshme në mbi 1.06 dollarë duke shënuar një rritje me rreth 0.64%, ndërsa paundi po tregtohet në mbi 1.2 dollarë.
Dollari amerikan ka regjistruar gjithashtu njw rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 107.3 lekë dhe duke u shitur me 108.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Banka qendrore e SHBA-së ngadalësoi ritmin e rritjes së normave të interesit në 50 pikë bazë muajin e kaluar, pasi dha katër rritje të njëpasnjëshme me 75 pikë bazë, por theksoi nevojën për të mbajtur normat në territore kufizuese për të ulur inflacionin. Raporti i shumëpritur i vendeve të punës në dhjetor do të publikohet të premten dhe të dhënat e çmimeve të konsumit për muajin e kaluar do të publikohen më 12 janar.
Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,855 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1250 dollarë.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Goldman Sachs Group: SHBA do të shmangë recesionin në vitin 2023
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët presin të dhënat më të fundit të Rezervës Federale......

Si kriza energjetike e Europës po dëmton tani thesarin kombëtar të Francës!
Ndërsa qeveria franceze nxiton të shpëtojë furrat tradicionale nga mbyllja për shkak të kostove të larta të prodhimit, furnizuesit e energjisë kanë rënë dakord......

Punonjësit e bankës daneze në festë – 2022, viti i parë i plotë pa grabitje
Danimarka ka regjistruar vitin e saj të parë pa grabitje bankash, pasi përdorimi i parave të gatshme është zvogëluar vitet e fundit, tha sindikata e punonjësve......

Si Gautam Adani i Indisë e kaloi Jeff Bezos duke u bërë njeriu i tretë më i pasur në botë
2022 e pa botën e biznesit ndërkombëtar të befasuar kur miliarderi indian Gautam Adani u shpall një nga njerëzit më të pasur në botë. Që nga 21 dhjetori......

Rekord i ri emigrantësh me gomone në Britani: Qeveria pritet të ashpërsojë më tej rregullat!
Duke cituar shifra nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, agjencia britanike e lajmeve PA njoftoi se numri i personave që kaluan me varka dhe gomone......

Maqedonia e Veriut merr zyrtarisht presidencën e radhës në OSBE!
Maqedonia e Veriut ka marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, organizatës më të madhe rajonale për sigurinë dhe bashkëpunimin, e cila përfshin 57 shtete......

Si ka nisur ky vit për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet këtë të mërkurë me 107.2 lekë dhe shitet me 108.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke regjistruar një rritje relativisht të......

Ngjarjet globale që shënuan vitin 2022 - Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe pasojat në botë
Viti 2022 duhej të shënonte fundin e pandemisë së Covid 19 dhe kufizimeve në përditshmërinë e gjithësecilit për t’iu rikthyer sërish normalitetit. Por në 24......