Rekord i ri emigrantësh me gomone në Britani: Qeveria pritet të ashpërsojë më tej rregullat!

Duke cituar shifra nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, agjencia britanike e lajmeve PA njoftoi se numri i personave që kaluan me varka dhe gomone Kanalin e La Manshit në vitin 2022 ishte pothuajse 46,000 vetë. Kjo shifër do të thotë rreth 17,000 vetë më shumë se një vit më parë dhe përbën një rekord si kurrë më parë.
Qeveria konservatore në Londër po përpiqet t'i frenojë emigrantët ilegalë me një politikë të ashpër dëbimi. Qeveria britanike do që njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe të dërgohen me avionë në Ruandë, pavarësisht nga kombësia apo origjina e tyre, dhe aty t'u jepet mundësia për të aplikuar për azil. Megjithatë edhe nëse atyre do t'u njihet atje statusi i refugjatit, për ata nuk do të ketë në asnjë mënyrë apo për asnjë rrethanë mundësi për t'u kthyer në Britaninë e Madhe.
Gjykata e Lartë e Londrës e shpalli së fundmi këtë procedurë dëbimi si parimisht të ligjshme. Megjithatë ende deri tani nuk ka pasur ndonjë fluturim avionësh me emigrantë të dëbuar për në Ruandë. Përpjekja e parë dështoi në verë për shkak të rezistencës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Edhe Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR e akuzon Londrën për shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare. Megjithatë kryeministri Rishi Sunak njoftoi pak para Krishtlindjeve se në vitin 2023 do të ashpërsojë më tej legjislacionin për azilin. Ky ashpërsim synon t'u bllokojë mundësinë për një procedurë të suksesshme azilikërkuesve që hyjnë në Britaninë e Madhe ilegalisht dhe duke anashkaluar autoritetet kufitare. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Maqedonia e Veriut merr zyrtarisht presidencën e radhës në OSBE!
Maqedonia e Veriut ka marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, organizatës më të madhe rajonale për sigurinë dhe bashkëpunimin, e cila përfshin 57 shtete......

Si ka nisur ky vit për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet këtë të mërkurë me 107.2 lekë dhe shitet me 108.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke regjistruar një rritje relativisht të......

Ngjarjet globale që shënuan vitin 2022 - Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe pasojat në botë
Viti 2022 duhej të shënonte fundin e pandemisë së Covid 19 dhe kufizimeve në përditshmërinë e gjithësecilit për t’iu rikthyer sërish normalitetit. Por në 24......

2022, vit i keq për inflacionin, “shkëlqyen” Leku e Bonot - Çfarë ndodhi në tregun financiar shqiptar gjatë këtij viti, dhe ç’presim nga 2023
Çmimet e inflacioni kanë qenë shqetësimi i madh për tregun financiar shqiptar përgjatë vitit 2022, ndërkohë që pozitive mund të përkufizohet ecuria e kredisë,......

Sa na kushtoi 2022-shi? - Shtëpi apo restorant, ku shpenzuan më shumë qytetarët
Dilema që i prek në fundvit çdo qytetar shqiptar është pyetja ku festohet më mirë dhe më lirë në shtëpi apo restorant nata e ndërrimit të viteve. 2022 i dyzoi......

Buxheti, 4 mld lekë shtesë për energjinë - Vendimi: Do i transferohen KESH-it për veprimtarinë operacionale të shoqërisë
Pak ditë përpara mbylljes së vitit, 4 mld lekë janë akorduar nga buxheti i shtetit në programin e mbështetjes së energjinë. Vendimi i qeverisë është miratuar......

Dokumentet e pronave në Kadastër, ndryshojnë rregullat - Aplikimet vetëm në eAlbania, afati i fillimit nga e nesërmja e konfirmimit të pagesës
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar rregullat dhe procedurat e trajtimit të kërkesave për dokumentacion në drejtim të zyrave kadastrale. Përmes një Vendimi të......

Si të qëndroni të ngopur më gjatë: Shtatë mënyra!
Ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë t'i përmbahesh një diete të shëndetshme. Sidomos nëse dëshironi të hani gjatë gjithë kohës. Ja se si mund ta zgjidhni......