Buxheti, 4 mld lekë shtesë për energjinë - Vendimi: Do i transferohen KESH-it për veprimtarinë operacionale të shoqërisë

Pak ditë përpara mbylljes së vitit, 4 mld lekë janë akorduar nga buxheti i shtetit në programin e mbështetjes së energjinë. Vendimi i qeverisë është miratuar në datën 27 dhjetor, ndërkohë që sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare fondi do t’i transferohet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, me qëllim mbulimin me likuiditet të veprimtarisë operacionale të shoqërisë.
Ky fond do të përballohet nga buxheti i vitit 2022, ndërsa vjen në një kohë kur kompania publike e prodhimit të energjisë po gjeneron të ardhura nga shitja e saj. Gjithsesi, shpenzimet për imporitn e energjisë përgjatë vitit kanë qenë të larta, teksa fatura përllogaritet në rreth 350 mln euro, duke vënë në vështirësi financiare kompaninë.
Të dhënat për bilancin vjetor nuk janë ende publike, por 6-mujori i parë i vitit u mbyll me 12 mld lekë humbje për KESH, në ndryshim nga plani i miratuar ku parashikohej fitim në masën 667.7 mln lekë.
Ky rezultat financiar erdhi si pasojë e rritjes me 11 mld lekë të shpenzimeve për blerje energjie, që sipas KESH për periudhën janar - qershor arritën në 21.12 mld lekë, nga 9.98 mld lekë që ishte programi 6-mujor i miratuar. Paralelisht, edhe të ardhurat e realizuara për periudhën 6 - mujore janë më të ulta, në raport me ato të parashikuara.
Më konkretisht KESH raportoi të ardhura nga shitja e energjisë në masën 12.13 mld lekë, nga 14.22 mld lekë që ishte parashikimi. Ndryshimi më i madh në të ardhura ka ardhur nga shitjet e energjisë për klientët tarfiorë të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Ndër të tjera, këtu përfshihen bizneset e lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV të cilët u nxorrën në tregun e liberalizuar në janar të këtij viti.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Dokumentet e pronave në Kadastër, ndryshojnë rregullat - Aplikimet vetëm në eAlbania, afati i fillimit nga e nesërmja e konfirmimit të pagesës
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar rregullat dhe procedurat e trajtimit të kërkesave për dokumentacion në drejtim të zyrave kadastrale. Përmes një Vendimi të......

Si të qëndroni të ngopur më gjatë: Shtatë mënyra!
Ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë t'i përmbahesh një diete të shëndetshme. Sidomos nëse dëshironi të hani gjatë gjithë kohës. Ja se si mund ta zgjidhni......

5 gjëra për mos tu bërë ditën e parë të vitit!
Mos lani rroba ose enët në ditën e Vitit të Ri, pasi do të lani për të vdekurit në vitin e ri. Normalisht të gjithë ne ditën e parë të vitit kemi shumë......

14 besëtytnitë e Vitit të Ri që mund t'ju sjellin fat
Njerëzit shpesh e shohin Vitin e Ri, si një mundësi për 't’ia filluar nga e para', ndaj kryejnë rite të ndryshme duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi......

Tradita të pazakonta në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në të gjithë botën!
Ndërrimi viteve është një event që festohet në mbarë botën. Por mënyra e të festuarit është e ndryshme dhe në këto mënyra festimi nuk mungojnë as traditat e......

Qeveria certifikon dështimin në auditin e brendshëm - Raporti/ Cilësia e kontrollit, jo pranë standarteve. Të ndryshohet ligji
Qeveria ka certifikuar dështimin në kontrollin e brendshëm financiar publik pasi ende nuk është zhvilluar në të gjitha njësitë buxhetore. Në raportin e nxjerrë......

AKBN, në “sitë” përpunuesit e mineraleve - Urdhri i MIE: Kontrolle për sasitë e përpunuara dhe përputhjen me faturat tatimore
Të gjitha fabrikat e pasurimit, metalurgjitë, impiantet e thyerjes, fraksionimit dhe seleksionimit duhet të mbajnë dokumentacion të rregullt për të gjtha......

Rriten më tej kostot e ndërtimeve, VKM e re për sigurimet - Me detyrim përgjegjësitë për projektuesit, zbatuesit, ndërtuesit 15% të vlerës së preventivit
Përmes një vendimi të miratuar më datë 27 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës ka bërë të detyrueshëm sigurimin e përgjegjësive për të gjitha hallkat e......