Dokumentet e pronave në Kadastër, ndryshojnë rregullat - Aplikimet vetëm në eAlbania, afati i fillimit nga e nesërmja e konfirmimit të pagesës

Këshilli i Ministrave ka ndryshuar rregullat dhe procedurat e trajtimit të kërkesave për dokumentacion në drejtim të zyrave kadastrale. Përmes një Vendimi të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, Qeveria përcakton se kërkesa për shërbime kadastrale pranohet vetëm on-line, nëpërmjet portalit qeveritar “eAlbania” dhe sistemeve elektronike të regjistruara si baza të të dhënave shtetërore.
Me dërgimin e kërkesës për shërbime kadastrale, ajo regjistrohet në mënyrë automatike në regjistrin elektronik të kërkesave dhe trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, sipas kompetencave të përdoruesve të brendshëm të bazës shtetërore të të dhënave kadastrale (ALBSCAD).
Trajtimi i kërkesave për shërbime kadastrale bëhet në mënyrë kronologjike, dhe llogaritja e afateve për marrjen e këtyre shërbimeve fillon nga e nesërmja e ditës së konfirmimit bankar të pagesës së tarifës së shërbimit.
Për kërkesat për shërbime kadastrale, për të cilat është njoftuar subjekti për kryerjen e pagesës së tarifës së shërbimit dhe nuk është konfirmuar kryerja e saj, ASHK-ja njofton subjektin për mosofrimin e shërbimit.
Në varësi të llojit të shërbimit kadastral, kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor. Ky i fundit ngarkohet me nënshkrim elektronik kur përcillet nga institucionet shtetërore dhe si kopje elektronike kur përcillet nga kërkuesi, vetë apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij. Kur dokumentacioni shoqërues ngarkohet vetëm si kopje elektronike, ai përcillet edhe nëpërmjet shërbimit postar pranë drejtorisë/zyrës vendore të ASHK-së.
Menjëherë me administrimin e dokumentacionit nëpërmjet shërbimit postar, ai i nënshtrohet digjitalizimit të plotë nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së dhe, vetëm pas këtij procesi, ajo ka të drejtë të trajtojë kërkesën për shërbim kadastral në përputhje me afatet ligjore.
Drejtoritë/zyrat vendore të ASHK-së ofrojnë vetëm në mënyrë digjitale shërbimet kadastrale për të cilat është kryer konfirmimi i pagesës së tarifës, sipas afateve të miratuara.
Kërkesat për shërbime kadastrale paraqiten nga pronari i pasurisë së paluajtshme, titullari i një të drejte reale apo personi fizik/juridik, që ka një interes të ligjshëm mbi një pasuri të paluajtshme, si dhe nga noterët të cilëve u është dhënë kjo e drejtë nga subjektet e interesuara.
Rregullorja e re përcakton se shlyerja e pagesave të tarifave për shërbime kadastrale bëhet në llogarinë bankare të drejtorisë/zyrës vendore përkatëse të ASHK-së, ku kërkohet shërbimi.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Si të qëndroni të ngopur më gjatë: Shtatë mënyra!
Ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë t'i përmbahesh një diete të shëndetshme. Sidomos nëse dëshironi të hani gjatë gjithë kohës. Ja se si mund ta zgjidhni......

5 gjëra për mos tu bërë ditën e parë të vitit!
Mos lani rroba ose enët në ditën e Vitit të Ri, pasi do të lani për të vdekurit në vitin e ri. Normalisht të gjithë ne ditën e parë të vitit kemi shumë......

14 besëtytnitë e Vitit të Ri që mund t'ju sjellin fat
Njerëzit shpesh e shohin Vitin e Ri, si një mundësi për 't’ia filluar nga e para', ndaj kryejnë rite të ndryshme duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi......

Tradita të pazakonta në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në të gjithë botën!
Ndërrimi viteve është një event që festohet në mbarë botën. Por mënyra e të festuarit është e ndryshme dhe në këto mënyra festimi nuk mungojnë as traditat e......

Qeveria certifikon dështimin në auditin e brendshëm - Raporti/ Cilësia e kontrollit, jo pranë standarteve. Të ndryshohet ligji
Qeveria ka certifikuar dështimin në kontrollin e brendshëm financiar publik pasi ende nuk është zhvilluar në të gjitha njësitë buxhetore. Në raportin e nxjerrë......

AKBN, në “sitë” përpunuesit e mineraleve - Urdhri i MIE: Kontrolle për sasitë e përpunuara dhe përputhjen me faturat tatimore
Të gjitha fabrikat e pasurimit, metalurgjitë, impiantet e thyerjes, fraksionimit dhe seleksionimit duhet të mbajnë dokumentacion të rregullt për të gjtha......

Rriten më tej kostot e ndërtimeve, VKM e re për sigurimet - Me detyrim përgjegjësitë për projektuesit, zbatuesit, ndërtuesit 15% të vlerës së preventivit
Përmes një vendimi të miratuar më datë 27 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës ka bërë të detyrueshëm sigurimin e përgjegjësive për të gjitha hallkat e......

Pakoja e Madhe, sa do të përfitojnë qytetarët - Gratë kryefamiljare dhe nëpunësit me paga nën 60 mijë lekë, do të marrin më shumë
Nga muaji janar rreth një milion shqiptarë do të përfitojnë një fond total prej 8 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Njoftimi është publikuar një ditë më......