Shqipëria Postuar më 3 Janar 2023, 11:11

Sa na kushtoi 2022-shi? - Shtëpi apo restorant, ku shpenzuan më shumë qytetarët

Nga SCAN TV
Sa na kushtoi 2022-shi? - Shtëpi apo restorant, ku shpenzuan më

Dilema që i prek në fundvit çdo qytetar shqiptar është pyetja ku festohet më mirë dhe më lirë në shtëpi apo restorant nata e ndërrimit të viteve. 2022 i dyzoi ata në këtë përzgjedhje pasi u përballën me një rritje inflacioniste të çmimeve më të lartase më parë për shkak të krizës së shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Por ku ishte më shtrenjtë për ata në shtëpi apo restorant.

Tavolina e shtëpisë me produktet bazë të shportës krahasuar me një vit më parë ndryshoi. Shpenzimet për natën e Vitit të ri 2022-2023 ishin më të shtrenjta si për familjet me të ardhura të larta por dhe ato familje të cilat me sakrificë shumë të madhe arritën ta mbushin më shumë se zakonisht tryezën.

Nëse për produktet bazë të një tryeze fundviti, një vit më parë paguanim mesatarisht 21 mijë lekë këtë vit u detyruam ta paguajmë 29.8% më shtrenjtë.

Këtë tavolinë  e kryeson gjeli i detit, simboli i vitit të ri, I cili pothuajse nuk mungon në asnjë prej tryezave të familjeve shqiptare. 55% më shtrenjtë do të detyrohen qytetarët ta paguajnë  pasi nëse një vit më parë e blinin me 900 lekë/kg  tashmë çmimet kanë arritur në 1400 lekë/kg. Për një gjel mesatar 5 kg, një familje do paguaj rreth 7000 lekë.

Edhe pse I shtrenjtë, gjeli i detit nuk ja kaloi produkteve të bulmetit sa I takon kapërcimit në çmmime. Djathi I lopës krahasuar me një vit më parë ishte dyfish më shumë. Nëse një vit më parë qytetarët e blinin me 420 lekë/kg, këtë vit ata u detyruan ta blinin rreth 900 lekë/kg. Ndërsa djathi i dhisë nga 670 lekë/kg u rrit në  1050 lekë/kg. Në tryezën e vitit të ri për 4 personat djathi i lopës shënoi një rritje me 114% dhe i dhisë me 49.2% krahasuar me 2021.

Në mishrat shoqërues, kryesoi mishi i gicit. Në këtë madhësi tavolineje, çmimi i mishit të gicit u rritu me 50% ndërsa I viçit me 14.2%. 4 kg mish nga 4400 lekë në 2021 shkoi në 5600 lekë gjithsej në 2022.

Ndërkohë pijet freksuese dhe fruta perimet pësuan rritje më të lehtë krahasuar me produktet e përmendura më lart sidomos pranë ditëve të ndërrimit të viteve, duke qenë se qytetarët synonin të bënin blerje sa më të freskëta.

Sektori i pijeve freskuese, birra apo pije që qytetarët përdorin për të qerasur kanë pësoinjë rritje 8%. Ndërsa një shishe verë e thjeshtë kuqe në markete u rrit me 50 lekë duke shkuar në 450 lekë.

Ëmbëlsira për në fund. Nga vëzhgimi që kryem në pastiçeritë e Tiranës një tepsi mesatare me bakllava, e sherbetosur, ishte mesatarisht në vlerën e 2000 lekëve.

Eksperti I ekonomisë Rezart Prifti e konsideron të pakuptimtë dhe jo të studiuar këtë rritje të çmimeve, pasi sipas tij lufta në Ukrainë nuk mund të ndikonte në të gjithë sektorët në vendin tonë në mënyrë drastike.

Sipas ekspertit, nga ky inflacion shtresa e thejshtë po e vuajnë më së shumti të cilët sa më shumë kohë kalon pa ndihmë aq më shumë varfërohen.

Nga ana tjetër ky inflacion i lartë dhe kriza e çmimeve nuk mund të mos reflektohej as në çmimet e restoranteve për festat e fundvitit. Mbarimi i festave të nëntorit na përballi në rrjetet sociale me paketa të ndryshme që bizneset ofronin për të joshur sa më shumë qyetetarë që të përzgjidhnin restorantevt e tyre për Krishtlindje dhe natën e ndërrimit të viteve.

Për të parë ses i variuan çmimet, Scan Tv bëri një analizë të ccmimeve, duke filluar nga restorantet e thjeshta deri tek ata më në zë në kryeqytet, menuja e të cilave përfshinte edhe këngëtar live apo DJ të cilat ndikuan në pagesë.

Menuja e restoranteve të thjeshta të cilat përfshinin mesore, 1 pjatë kryesore, ëmbëlsirë dhe një pije varionte mesatarisht nga 3.500 lekë deri në 5000 lekë. Ndërsa për restorantet më në zë në kryeqytet menuja përfshinte mesore, disa pjata me ushqime dhe pije të ndryshme. Por edhe këngëtar dhe Dj ishin të përfshirë në këto çmime, që  në total varionin nga 7.000 lekë e deri në 15.000 lekë personi.

Për restorantet më të thjeshta  mesatarisht për një familje me 4 persona çmimi do të varioj nga 14.000 lekë  deri në 20.000 lekë në total. Për restorantet më në zë që ofrojnë dhe një menu të larmishme por dhe muzikë live kjo tavolinë do të kushtojë nga 28.000 lekë- 60.000 lekë.

Në total një tavolinë tradicionale në shtëpi mesatarisht për 4 persona me produktet bazë të shportës kushtoi rreth 27.3 mijë lekë me një rritje 29.8% krahasuar me një vit më parë.  Por sipas raporti të Institutit të statistikave sektori i ushqimeve ka shënuar një rritje vjetore 15.7% . Duket se statistikat e INSTAT janë më të matura dhe më larg asaj që realisht po ndodh në tregun ushqimor në vend.

Pavarësisht se krahasuar me 2021 çmimet e restoranteve të analizuara më lartë mesatarisht u rritën me 13% përsëri ata ishin më të shtrenjtët për tryezën festive. Përzgjedhja për qytetarët ka qenë e ndryhme, shumica shprehen se pavarësisht dëshirave gjendja ekonomike i ka ndaluar të festojnë ashtu siç duan.

Cilat ishin preferencat dhe ku e festuan qytetarët natën e ndërrimit të viteve?

Këtë rritje të çmimeve e pranoi dhe Kreu  i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj. Për Scan Tv ai deklaroi se prenotimet ishin të ulëta krahasuar me vite më parë. “Interesi nuk paraqitet si vite më parë pasi nuk kanë siguri cdo të ndodhë pas dhjetorit si dhe cmimet e prenotimeve nuk janë si një vit më parë. Çmimet në krahasim me një vit më parë janë më të larta, shkak rritja e ccmimeve të lëndës së parë dhe shpenzimet në mirëmbajtjen e stafit.”

Ndërkohë xhiroja vjetore e bizneseve pësoi rënie. “Xhiroja ka qenë në rënie rreth 20 % në krahasim me një vit më parë dhe vështirësitë në gjetje të stafit  si dhe ccmimet që ndryshojnë përditë e kanë bërë shumë të vështirë mbijetesën e këtij lloj biznesi. Bizneset ende nuk e kanë marrë veten nga pandemia dhe pritet që në vitin 2024 të ketë një situatë më të qëndrueshme dhe të qartë”.

Edhe pse të prekur nga kjo krizë, eksperti Rezart Prifti thotë se restoratet nuk janë po aq të qenësishëm në këtë periudhë.

Mungesa e fuqisë punëtore është problemi më madhor që has ky sektor në periudhat festive më së shumti sipas tij. Në këtë periudhë drejtuesit e bareve dhe restoranteve i  kthejnë sytë për punësime nga rajoni.

Edhe pse me shumë problematika Shqipëria ka fituar pikë në arenën ndërkombëtare për këtë aspekt.

Pavarësisht se çmimet për festat e fundvitit në vendin tonë u rritën më shumë se periudha normale, përsëri Shqipëria për restorantet dhe hotelet mbeti opsioni i tretë më i lirë në Europë për të kaluar një darkë festive të ndërrimit të viteve.

Eurostat publikoi indeksin e çmimeve të restoranteve dhe hoteleve me bazë krahasimi mesataren e Bashkimit Europian (100). Shqipëria renditej jo vetëm ndër vendet më të lira në Europë por dhe në rajon me 46.2 të mesatares europiane. Në të njëjtën vlerë me Shqipërinë ndodhej dhe Maqedonia e Veriut. Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021 sipas Eurostat në Shqipëri ishin 185 euro.

Çmimet e restoranteve dhe hoteleve në vendet e rajonit kushtuan afërsisht sa gjysma e mesatares europiane. Më të shtrenjtat ishin Mali i Zi, me rreth 57% të mesatares Europiane dhe Serbia dhe Bosnje Hercegovina me 55%.

Por çfarë na pret në 2023-shin dhe ku duhet të përqendrohen më së shumti politikat qeveritare?

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat