Kanadaja, rekord leje qëndrimi për emigrantët - Më shumë se 437 mijë rezidenca të përhershme në 2022

Kanadaja vendosi një rekord për sa i përket emigracionit në vitin 2022, duke u dhënë të huajve më shumë se 437 mijë leje qendrimi të përhershme. Shifra u konfirmua nga qeveria e vendit duke sqaruar se synonte rritjen e emigracionit për të luftuar një treg të ngushtë pune.
Në fakt qeveria kishte vendosur një objektiv për të mirëpritur mbi 431 mijë banorë të rinj të përhershëm në vitin 2022, dhe ministra e emigracionit tha se Kanadaja e ka arritur këtë objektiv, duke shënuar një rekord për sa i përket shifrës më të madhe vjetore të njerëzve të mirëpritur në historinë kanadeze.
Kjo shifër është rreth 9% më e lartë se ajo në vitin 2021, kur Kanadaja tejkaloi rekordin e mëparshëm të vendosur në 1913-shin, dhe vjen pasi vendi synon të sjellë 1.45 milion banorë të rinj të përhershëm deri në fund të vitit 2025.
Emigracioni është një pikë e rëndësishme e zgjidhjes së problemit të mungesës akute në tregun e punës në vend. Personat me leje të përhershme qëndrimi zakonisht mund të aplikojnë për marrjen e shtetësisë pas pesë vitesh.
Emigracioni përbën pothuajse 100% të rritjes së fuqisë punëtore të Kanadasë dhe deri në vitin 2036 emigrantët do të përfaqësojnë deri në 30% të popullsisë së Kanadasë, nga 20.7% në 2011-ën. Qeveria e kryeministrit Justin Trudeau është mbështetur tek imigracioni për të nxitur ekonominë kanadeze dhe për të mbështetur një popullsi në plakje, që nga ardhja në pushtet në 2015-ën.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në industri si kujdesi shëndetësor është akute dhe të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se kishte 871.300 vende të lira pune në tetor, nga një nivel rekord prej mbi një milion vendesh të hapura në Kanada në maj.
Për të zgjidhur këtë situatë, Otava po planifikon shorte të përcaktuara për emigrantët e aftë për herë të parë në vitin 2023, duke lejuar zgjedhjen e aplikantëve me aftësitë më të kërkuara për rajonet e vendit që kanë më shumë nevojë për punëtorë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Fytyra e Messit në monedhën pesos - Ideja e veçantë e piktorit argjentinas
Një artist në Argjentinë ka gjetur një mënyrë të vecantë për të rritur vlerën e monedhës vendase aktualisht të shkatërruar nga inflacioni. Ai ka vendosur të......

Britania krijon fondin e karburantit bërthamor - Objektivi kryesor, reduktimi i varësisë së vendit nga Rusia
Britania e Madhe autorizon tashmë aplikimet për fondin prej 75 milionë paund, me synimin për të ndihmuar në rritjen e prodhimit vendas të karburantit bërthamor......

Amerikanët duan automjete elektrike - Por, çmimet e larta mbeten shqetësuese për pjesën më të madhe
Gjithnjë e më shumë amerikanë kërkojnë të blejnë automjete elektrike, dhe pse janë të shqetësuar për rritjen aktuale të cmimeve. Shumë pak prej tyre zgjedhin......

Mbi 7 mijë dollarë për fëmijë për t'u larguar nga kryeqyteti - Familjet japoneze do të shpërblehen për shkak të mbipopullimit
Qeveria japoneze do t'u japë familjeve deri në 1 milion jen (7,670 dollarë) për fëmijë nëse ata zgjedhin të largohen nga Tokio, sipas raporteve të shumta të......

Pse recesioni në Britani do të jetë pothuajse aq i thellë sa ai i Rusisë?!
Tkurrja ekonomike e Mbretërisë së Bashkuar e vitit 2023 do të jetë pothuajse aq e thellë sa ajo e Rusisë, presin ekonomistët, pasi rënia e mprehtë e......

Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Luhatje minimale për shkak të mungesës së aktivitetit në Europë dhe SHBA
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm për shkak të mungesës së aktivitetit tregtar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, me rastin e......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Goldman Sachs Group: SHBA do të shmangë recesionin në vitin 2023
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët presin të dhënat më të fundit të Rezervës Federale......

Si kriza energjetike e Europës po dëmton tani thesarin kombëtar të Francës!
Ndërsa qeveria franceze nxiton të shpëtojë furrat tradicionale nga mbyllja për shkak të kostove të larta të prodhimit, furnizuesit e energjisë kanë rënë dakord......