Ankesat për energjinë elektrike - ERE, “tërheqje veshi” FSHU-së: Të përmirësohet treguesi i zgjidhmshërisë

Pavarësisht se niveli i zgjidhjes së ankesave të paraqitura pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal është i kënqashëm, Enti Rregullator i Energjisë kërkon përmirësimin e treguesit, si dhe zgjidhjen sipas legjislacionit në fuqi. Kërkesa erdhi në mbledhjen e fundit të bordit të ERE-s, ndërsa bazohet në rezultatet e një montiorimi të kryer për periudhën Tetor 2021 - Qershor 2022.
Sipas verifikimeve rezulton se, niveli i zgjidhshmërisë së ankesave për periudhën e monitoruar është 94 %, por sipas ERE-s “duhet të merret në konsideratë që cdo ankesë e konsumatorëve të trajtohet dhe të zgjidhet sipas akteve ligjore në fuqi dhe në çdo rast Furnizuesi i Shërbimit Universal të vijojë me përmisimin e këtij treguesi për të arritur në nivelet maksimale të zgjidhjes së çdo ankese të konsumatorëve.
Të dhënat mbi numrin total të ankesave/kërkesave të depozituara pranë FSHU-së, për vitin 2022 nuk janë bërë publike, ndërkohë që gjatë vitit 2021 rezultoi se, totali i ankesave të paraqitura nga të gjitha burimet ishte 141,809. Për këtë vit niveli i zgjidhshmërisë rezultonte në 90.5%, duke qenë se 128,361 prej ankesave të depozituara kishin marrë zgjidhje.
Objekti i ankesave është i ndryshëm, duke nisur nga mbifaturimet, faturimet afrofe, energjia e pamatur, por edhe kërkesa të ndryshme, që gjithashtu përfshihen në shifrat e mësipërme.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Risi në DPSHTRR – Lëshohen formatet e reja për disa kategori përfshirë Certifikatave të Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se nisur nga dita e sotme do......

4 mënyra për të fituar të ardhura pasive
Të ardhurat pasive janë një burim i parave shtesë që mund të fitoni me përpjekje minimale të vazhdueshme. Ndërsa fitimi i parave në këtë mënyrë kërkon një......

Çmimi i gazit në Itali u rrit me 65% në 2022 - Unioni kombëtar i konsumatorëve i kërkon ndihmë qeverisë
Çmimi i paguar nga një familje mesatare italiane për furnizimin e saj me gaz, u rrit me 64.8% në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të......

Kredi të lira për personat me të ardhura mesatare - Qeveria turke vazhdon të ndjekë një politikë stimuli fiskal dhe monetar
Kredi me norma më të ulëta dhe maturime më të gjata do t’u ofrohen turqve me të ardhura të mesme të cilat kërkojnë të blejnë banesa të reja. Lajmi u konfirmua......

Kanadaja, rekord leje qëndrimi për emigrantët - Më shumë se 437 mijë rezidenca të përhershme në 2022
Kanadaja vendosi një rekord për sa i përket emigracionit në vitin 2022, duke u dhënë të huajve më shumë se 437 mijë leje qendrimi të përhershme. Shifra u......

Fytyra e Messit në monedhën pesos - Ideja e veçantë e piktorit argjentinas
Një artist në Argjentinë ka gjetur një mënyrë të vecantë për të rritur vlerën e monedhës vendase aktualisht të shkatërruar nga inflacioni. Ai ka vendosur të......

Britania krijon fondin e karburantit bërthamor - Objektivi kryesor, reduktimi i varësisë së vendit nga Rusia
Britania e Madhe autorizon tashmë aplikimet për fondin prej 75 milionë paund, me synimin për të ndihmuar në rritjen e prodhimit vendas të karburantit bërthamor......

Amerikanët duan automjete elektrike - Por, çmimet e larta mbeten shqetësuese për pjesën më të madhe
Gjithnjë e më shumë amerikanë kërkojnë të blejnë automjete elektrike, dhe pse janë të shqetësuar për rritjen aktuale të cmimeve. Shumë pak prej tyre zgjedhin......