Bota Postuar më 19 Maj 2023, 10:44

Vendet e BE ndihmojnë bizneset të largohen nga Rusia - Ndihmë ligjore dhe financiare për të zbutur impaktin

Nga SCAN TV
Vendet e BE ndihmojnë bizneset të largohen nga Rusia - Ndihmë

Vendet e Bashkimit Europian do të ndihmojnë financiarisht dhe ligjërisht kompanitë e tyre të largohen nga Rusia. BE-ja është e shqetësuar se Rusia do të vendosë taksa të larta mbi fitimet e kompanive europiane në tregun rus "për të financuar luftën" dhe për këtë arsye dëshiron të përshpejtojë daljen e tyre nga ky vend.

Sipas ekspertëve, komisioni shtetëror rus aktualisht po shqyrton më shumë se 2000 kërkesa nga kompani të huaja për t'u larguar nga vendi. Një lajm ky i konfirmuar dhe nga media ruse Kommersant.

Ndërkohë jo të gjitha sipërmarrjet perëndimore janë bindur për tu larguar nga territori rus. Për shembull vetëm dhjetë kompani belge janë larguar nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës. Në mars të 2022-shit ishin rreth 240 sipërmarrjet belge me një apo më shumë degë në vend, dhe aktualisht kjo shifër nuk ka ndryshuar.

Shumë kompani ndërkombëtare vendosën të largohen nga tregu rusm si reagim ndaj agresionit ndaj Ukrainës, mdërsa të tjeta vazhdojnë me bizneset e tyre si gjithmonë. Kjo pasi jo të gjitha kompanitë janë të bindura për domosdoshmërinë e largimit të tyre nga vendi. Disa prej tyre vazhdojnë veprimtarinë me pretemdimin se prodhojnë produkte të rëndësishme për jetën e përditshme.

Belgjika po bën rezistencë dhe për sa i përket sanksioneve për diamantet ruse, duke mos i renditur në listën e objekteve që preken nga sanksionet europiane kundër Moskës. Anversa, mbetet pika kryesore e mbërritjes së diamanteve në Europë, përfshirë ato nga Rusia që më 2021-shin përbënin 1/4 e totalit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat