“Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë” – Policia apelon qytetarët që të shmangin qarkullimin në rrugët që janë pjesë e itinerarit

Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi masat e marra për garantimin e sigurisë së çiklistëve dhe për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në disa akase rrugore, gjatë zhvillimit të aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, që nis më datë 22.05.2023 dhe përfundon më datë 26.05.2023.
Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit.
Me qëllim garantimin e zhvillimit të këtij aktiviteti dhe për të njoftuar qytetarët që kanë planifikuar lëvizjen në akset rrugore, në datat që do zhvillohet ky tur çiklistik, Policia e Shtetit ka marë masat e duhura për bllokimin dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve në akset rrugore ku do të zhvillohet aktiviteti.
Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.
-Etapa e parë nis më datë 22.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë - Elbasan – Dushk – Lushnjë. Në kthim ndiqet i njëjti itinerar, për të përfunduar në Krrabë, në orën 16:30;
-Etapa e dytë nis më datë 23.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë –Elbasan - Lushnjë dhe përfundon në qendër të Elbasanit, në orën 17:00;
-Etapa e tretë nis më datë 24.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan - Lushnjë - Fier dhe përfundon në Vlorë, në orën 16:15;
-Etapa e katërt starton më datë 25.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin Lungomare, Vlorë – Fier - Mbrostar Ura, Fier – Levan - Tepelenë dhe përfundon në Permet, në orën 18:30;
-Etapa e pestë starton më datë 26.05.2023, në orën 10:00, me itinerarin qendra e Përmetit –Tepelenë - Levan dhe përfundon në Fier, në orën 13:00.
Duke qenë se aktiviteti çiklistik përfshin gjatësi dhe itinerare rrugore në pjesën më të madhe të akseve kombëtare që lidhin jugun e Shqipërisë me qendra të tjera të rëndësishme, Policia e Shtetit apelon dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin qarkullimin në rrugët që janë pjesë e itinerarit, në oraret e zhvillimit të aktivitetit.
SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan shfaqet i qëndrueshëm këtë të premte edhe pse në krahasim me ditën e djeshme ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të kuotës teksa blihet......

Nafta ngjitet në mbi 76 USD për fuçi - Mbështetet nga optimizmi për rritjen e tavanit të borxhit
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% në sesionin e kaluar, kryesisht për shkak të forcimit të dollarit amerikan, por......

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Pritet të realizojë fitime javore, si pasojë e progresit për borxhin në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm dhe investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion korrektimi, pas rritjes së vazhdueshme......

Bursat europiane e mbyllin javën në rritje - Investitorët, të fokusuar te samiti i G7-ës që mbahet në Japoni
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi pritshmëritë për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë rritur besimin e......

Finalizohet Pani Kombëtar i fatkeqësive natyrore - Si do të përcaktohet financimi i mbrojtjes nga emergjencat civile?
Në vitet e fundit Shqipëria, ka qenë epiqendër e fatkeqësive natyrore nga ku pasojat kanë qenë të mëdha. E për të qenë në gatishmëri të fatkeqësive, Ministria......

Kolaudimi i sahatëve të dritave - ERE pranon kërkesën e OSSH, verifikim më i shpeshtë. “Metrologjisë” i hiqen kompetencat
Enti Rregullator i Energjisë ka pranuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë......

Bibla më e vjetër hebraike në botë shitet në ankand me një çmim rekord!
Codex Sassoon u shit me një nga çmimet më të larta ndonjëherë për një dorëshkrim në ankand dhe do të shfaqet në Muzeun ANU në Izrael. Një Bibël Hebraike më......

Nga korriku, tarifat në autostradat kombëtare në këtë shtet europian do të hiqen!
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi se qeveria ka miratuar një projektligj që prezanton udhëtimin falas në autostradat polake. "Ne ndërtojmë......