Nafta ngjitet në mbi 76 USD për fuçi - Mbështetet nga optimizmi për rritjen e tavanit të borxhit

Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% në sesionin e kaluar, kryesisht për shkak të forcimit të dollarit amerikan, por edhe shpresave për rimëkëmbjen e kërkesës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 76 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi. Një dollar më i fortë mund të ndikojë në kërkesën për naftë, pasi e bën më të shtrenjtë për zotëruesit e monedhave të tjera.
Megjithatë, të dhënat pozitive mbi ekonominë amerikane për prillin dhe optimizmi për një marrëveshje mbi rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë mbështetur çmimet. Marrëveshja për rritjen e tavanit të borxhit duhet të firmoset përpara datës 1 qershor, në të kundërt qeveria nuk do të ketë mundësi të paguajë detyrimet e saj. Ndër zhvillimet e tjera, zëvëndëspresidenti i Bankës Qendrore Europiane, Luis de Guindos, deklaroi se institucioni do të rrisë më tej normat e interesit për ta ulur inflacionin brenda objektivit pranë 2%.
Në kahun e furnizimit të tregut, eksportet e naftës nga Arabia Saudite u rritën me 1%, gjatë marsit, në 7.52 milionë fuçi naftë në ditë. Në tregun e metaleve të çmuara, ari po tregtohet në rreth 1970 dollarë, ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 23.9 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Pritet të realizojë fitime javore, si pasojë e progresit për borxhin në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm dhe investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion korrektimi, pas rritjes së vazhdueshme......

Bursat europiane e mbyllin javën në rritje - Investitorët, të fokusuar te samiti i G7-ës që mbahet në Japoni
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi pritshmëritë për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë rritur besimin e......

Finalizohet Pani Kombëtar i fatkeqësive natyrore - Si do të përcaktohet financimi i mbrojtjes nga emergjencat civile?
Në vitet e fundit Shqipëria, ka qenë epiqendër e fatkeqësive natyrore nga ku pasojat kanë qenë të mëdha. E për të qenë në gatishmëri të fatkeqësive, Ministria......

Kolaudimi i sahatëve të dritave - ERE pranon kërkesën e OSSH, verifikim më i shpeshtë. “Metrologjisë” i hiqen kompetencat
Enti Rregullator i Energjisë ka pranuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë......

Bibla më e vjetër hebraike në botë shitet në ankand me një çmim rekord!
Codex Sassoon u shit me një nga çmimet më të larta ndonjëherë për një dorëshkrim në ankand dhe do të shfaqet në Muzeun ANU në Izrael. Një Bibël Hebraike më......

Nga korriku, tarifat në autostradat kombëtare në këtë shtet europian do të hiqen!
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi se qeveria ka miratuar një projektligj që prezanton udhëtimin falas në autostradat polake. "Ne ndërtojmë......

Doganat sjellin më pak para’ në buxhet - Bien të ardhurat TVSH dhe akciza, kompensohen nga tatimi mbi fitimin
Në 4 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar 206 miliardë lekë me një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të......

Inflacioni, në 5% sipas Eurostat - Më i lartë se matjet e Instat, por poshtë mesatares së unionit dhe rajonit për muajin prill
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin prill të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......