Inflacioni, në 5% sipas Eurostat - Më i lartë se matjet e Instat, por poshtë mesatares së unionit dhe rajonit për muajin prill

Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin prill të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së Eurostat. Ky tregues fiksohet në 5%, më i lartë se e njejta periudhë e një viti më parë, ndërkohë që sipas metodës së Instat, po për të njejtin muaj fiksohej në 4.6%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 9.4% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.7%, “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.0% secili. Po ashtu me rritje paraqiten “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.9% secili, “Shëndeti” me 2.5%, “Shërbimi arsimor” me 2.4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.7% dhe “Komunikimi” me 1.1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3.9%.
Në muajin prill 2023, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.2%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.7%, “Argëtim dhe kulturë” me 0.6%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0.3% secili, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.2% secili, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.6%.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 5% në prill rezulton të jetë e 8-ta më e ulët mes vendeve të BE-së, dhe nën mesataren e unionit, e cila fiksohet pranë 8.1%. Turqia dhe Hungaria vijojnë dhe për këtë muaj të raportohen si vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 43.7% dhe 24.5% përkatësisht, pasuar nga Letonia me 15%. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Zvicra, për të disatën herë, me një normë të inflacioni pranë 2.6%, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Luksemburgu, Belgjika dhe Spanja po ashtu janë mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve.
Krahasuar me rajonin Shqipëria renditet në fund me rritjen më të ulët për prillin e vitit 2023. Serbia kryeson me një normë të rritje së çmimeve deri në 14.8%, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 12% dhe Mali i Zi me 8.6%. Serbia po ashtu renditet vendi i katërt në Europë, sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, me normën më të lartë të inflacionit.
Xhorxhina Deda/SCAN

Pasaportë bimësh për eksportuesit dhe tregtarët - Udhëzimi/ Kriteret për përfitim, kurs trajnimi për operatorët
Importuesit, eksportuesit, fermerët, subjektet e tregtimit dhe përpunuesit e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, do të kenë......

Performanca e ujësjellësve të rinj - Treguesit/ Vëmendje borxheve ndaj OSHEE-së, por eficienca e energjisë lihet jashtë
Pas reformës që redukton ndjeshëm numrin e ndërmarrjeve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar treguesit......

Aksidentet me makina, rastet kur dëmin e paguan vetë shoferi - Xhillari: Kur drejtuesit janë në shkelje të ligjit, kompanitë i çojnë në gjykatë
Ekspertja e tregut të sigurimeve Venera Xhillari thotë se ndryshimet e fundit ligjore përcaktojnë që drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë aksidentet janë në......

Akademiku përjashton rënien e euros nga zgjedhjet: Ka spekulime - Elvin Meka: Nëse do të ishin shpërndarë euro për votime, rënia do vijonte akoma
Akademiku Elvin Meka e përjashton efektin e zgjedhjeve në zhvleftësimin e euros në raport me lekun. Në një intervistë eksluzive për Scan Update, ai thotë që në......

Ministrja Krifca: Zhvillimi i agroturizmit, fuqi për rivitalizimin e fshatrave dhe prodhimeve autentike
“Shija e pyllit në tryezat tona” ishte tema e aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Agroturizmit në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Agroturizmit,......

Italia qendrore “gjunjëzohet” nga përmbytjet - Viktima dhe dëme materiale prej miliarda eurosh
Vijon situata e motit të keq në Itali që deri tani ka shkaktuar 9 viktima në Emilia-Romagna. Gjendja e alarmit për zonën do të jetë në fuqi dhe gjatë ditës së......

Energjia elektrike nga era dhe dielli - Portugalia prodhon më shumë se 50% të saj në këtë mënyrë
Dielli dhe era prodhuan më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të Portugalisë për herë të parë muajin e kaluar, sipas të dhënave të reja nga grupi i......

British Petroleum gjobitet 40 milionë dollarë - Shuma rekord për ndotjen e ajrit në SHBA
Një nga njësitë e British Petroleum do të paguajë një gjobë rekord prej 40 milionë dollarësh pas vërtetimit të akuzave civile të SHBA-së se rafineria e saj e......