Bota Postuar më 19 Maj 2023, 09:42

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Pritet të realizojë fitime javore, si pasojë e progresit për borxhin në SHBA

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Pritet

Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm dhe investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion korrektimi, pas rritjes së vazhdueshme në sesionet e fundit. Monedha e gjelbër është mbështetur nga optimizmi mbi bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe nga parashikimet se normat e interesit do të qëndrojnë të lartë për një kohë më të gjatë.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe përfaqësuesi i republikanëve në Kongres, Kevin McCarthy, deklaruan angazhimin e tyre për të firmosur marrëveshjen deri në fund të kësaj jave, për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë. Marrëveshja do të finalizohet të dielën, pasi presidenti Biden të rikthehet nga samiti i G7-ës, që mbahet në Japoni.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.6, ndërsa gjatë kësaj jave është rritur me 0.7%. Në anën tjetër, euro po qëndron poshtë 1.08 dollarëve, niveli më i ulët në 2 muajt e fundit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet pranë 27 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1810 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat