Doganat sjellin më pak para’ në buxhet - Bien të ardhurat TVSH dhe akciza, kompensohen nga tatimi mbi fitimin

Në 4 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar 206 miliardë lekë me një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 64.5 miliardë lekë, 1 miliardë lekë ose 1.6% më pak se 4 mujori 2022, si 1.2 % më pak se plani i periudhës. Konkretisht, nga TVSH në import janë mbledhur 44.7 miliardë lekë, apo 4 % më pak se një vit më parë dhe 0.6 % më pak se plani. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 16 miliardë lekë, me rritje krahasimisht me një vit më parë, por 4.8% më pak se plani. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.1 miliardë lekë, apo 27.2% më pak krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa taksat doganore, kanë pasur perfomancë pozitive krahasimisht me planin dhe 4-mujorin 2022.
Të ardhurat tatimore u realizuan në masën 115.5 miliardë lekë, apo 15.9% më shumë se 4 mujori i vitit të kaluar, si dhe duke tejkaluar planin me 6.4 miliardë lekë,
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 15.8 miliardë lekë dhe rreth 10.8% më shumë se 4 mujori 2022. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 25.8 miliardë lekë, ose 43.9% më shumë se një vit më parë dhe në tejkalim të planit me 6.7 miliardë lekë Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 18.1 miliardë lekë, 23.5% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe 9.2% më shumë se plani . Taksat nacionale, u realizuan në masën 11.8 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 16.9% më shumë se një vit më parë, por 4.5 miliardë lekë më pak se plani. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 44 miliardë lekë, 5.3 miliardë lekë më shumë se 4 mujori 2022, si dhe realizim 106.2 % të planit.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën katër mujore të vitit 2023, arritën në rreth 172.6 miliard lekë me një realizim në masën 88.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa shpenzimet kapitale paraqesin një realizim në masën rreth 17.6 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 8.6 përqind më i lartë. Niveli i suficitit për periudhën Janar- Prill, rezultoi në rreth 33.9 miliard lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Inflacioni, në 5% sipas Eurostat - Më i lartë se matjet e Instat, por poshtë mesatares së unionit dhe rajonit për muajin prill
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin prill të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Pasaportë bimësh për eksportuesit dhe tregtarët - Udhëzimi/ Kriteret për përfitim, kurs trajnimi për operatorët
Importuesit, eksportuesit, fermerët, subjektet e tregtimit dhe përpunuesit e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, do të kenë......

Performanca e ujësjellësve të rinj - Treguesit/ Vëmendje borxheve ndaj OSHEE-së, por eficienca e energjisë lihet jashtë
Pas reformës që redukton ndjeshëm numrin e ndërmarrjeve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar treguesit......

Aksidentet me makina, rastet kur dëmin e paguan vetë shoferi - Xhillari: Kur drejtuesit janë në shkelje të ligjit, kompanitë i çojnë në gjykatë
Ekspertja e tregut të sigurimeve Venera Xhillari thotë se ndryshimet e fundit ligjore përcaktojnë që drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë aksidentet janë në......

Akademiku përjashton rënien e euros nga zgjedhjet: Ka spekulime - Elvin Meka: Nëse do të ishin shpërndarë euro për votime, rënia do vijonte akoma
Akademiku Elvin Meka e përjashton efektin e zgjedhjeve në zhvleftësimin e euros në raport me lekun. Në një intervistë eksluzive për Scan Update, ai thotë që në......

Ministrja Krifca: Zhvillimi i agroturizmit, fuqi për rivitalizimin e fshatrave dhe prodhimeve autentike
“Shija e pyllit në tryezat tona” ishte tema e aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Agroturizmit në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Agroturizmit,......

Italia qendrore “gjunjëzohet” nga përmbytjet - Viktima dhe dëme materiale prej miliarda eurosh
Vijon situata e motit të keq në Itali që deri tani ka shkaktuar 9 viktima në Emilia-Romagna. Gjendja e alarmit për zonën do të jetë në fuqi dhe gjatë ditës së......

Energjia elektrike nga era dhe dielli - Portugalia prodhon më shumë se 50% të saj në këtë mënyrë
Dielli dhe era prodhuan më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të Portugalisë për herë të parë muajin e kaluar, sipas të dhënave të reja nga grupi i......