Shqipëria Postuar më 18 Maj 2023, 16:02

Kolaudimi i sahatëve të dritave - ERE pranon kërkesën e OSSH, verifikim më i shpeshtë. “Metrologjisë” i hiqen kompetencat

Nga SCAN TV
Kolaudimi i sahatëve të dritave - ERE pranon kërkesën e

Enti Rregullator i Energjisë ka pranuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike.

Pas konsultimit me palët e interesit, ERE vendosi përjashtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë nga disa kompetenca që kishte derimëtani, duke lënë hartimin e planit të testimit periodik në dorë të OSSH-së.

Gjithashtu, ERE miratoi reduktimin e frekuencës së verifikimit të matësve, nga 2 vjet që ishte aktualisht, në 1 vit.

Gjatë diskutimeve të mëparshme anëtarët e bordit të ERE-s ngritën pikëpyetje mbi kostot që do të ketë verifikimi më i shpeshtë i matësve, por miratimi I vendimit të së enjtes nuk jep specifikime në këtë drejtim.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat