Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2021, 11:05

Ulet norma mesatare e interesit për kredi në lekë. E kundërta ndodh me ato në euro

Nga SCAN TV
Ulet norma mesatare e interesit për kredi në lekë. E

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë për një rënie të normave mesatare të interesit për kredi të reja për të gjitha afatet e maturimit, duke përfshirë si biznesin ashtu edhe individët. Rënie shihet në lekë, e ndërsa në euro shifrat tregojnë të kundërtën.

Për muajin gusht norma mesatare e interesit për të gjitha afatet e maturimit u ul në 5.84%, ku në muajin korrik kjo normë prekte vlerat 5.91%. Duke përjashtur normën mesatare të interesit me afat maturimi 6 muaj-1 vit dhe ato me afat maturimi 3-5 vjet, vihet re një rënie e normave mesatare të interesit për të gjitha afatet e maturimit, si për individët ashtu edhe për biznesin.

E nëse norma mesatare për të gjitha afatet e maturimit në lekë llogaritet në rënie për muajin gusht, në valutën euro ka ndodhur e kundërta. Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja arriti në vlerat e 3.92%, duke pësuar një rritje me 0.07 pikë përqindje. Rritje të konsiderueshme të normave të interesit shihen në ato me afat maturimi deri në 6 muaj, 6 muaj-1 vit dhe 1-3 vjet. Përkatësisht 0.76% për ato me afat maturimi deri në 6 muaj, 0.5% për ato me afat maturimi 6 muaj-1 vit dhe 0.4% për ato me afat maturimi 1-3 vjet.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat