Shpenzimet publike në shëndetësi u rritën me hapin më të ngadaltë që prej 2015-ës, pavarësisht pandemisë

Publikimi i INSTAT, “Shqipëria në Shifra” për vitin 2020, përmban të dhëna për thuajse çdo sektor të realitetit shqiptar, ku një zë i veçantë që trajtohet është ai i shpenzimeve publike në shëndetësi. Për vitin 2020, shpenzimet në sektorin e shëndetësisë kapën shifrat e 51.59 mld lekë duke zënë një peshë prej 3.21% në PBB-në e ekonomisë shqiptare.
Krahasimi me vitin 2019 tregon se shpenzimet publike në shëndetësi shprehur si përqindje ndaj PBB-së shënohen me rritje prej 0.2 pikë përqindje ose shprehur në mjete monetare do të ishte rreth 408 mln lekë më shumë për vitin 2020.
Por, po t`i shohim të dhënat me një sy tjetër, vëmë re se shpenzimet publike në shëndetësi gjatë vitit 2020, atë të pandemisë, janë rritur me vetëm 0.8%. Kjo është shifra më e ulët që prej vitit 2015, kur në fakt regjistroheshin në rënie. Të gjitha vitet pasuese, deri në 2019, shpenzimet publike janë rritur me një hap ndjeshëm më të lartë, deri në 8.5% në vitin 2017. Pra, 2020, pavarësisht se ka qenë vit pandemie dhe padiskutim viti më i vështirë për shëndetësinë shqiptare, shpenzimet publike në këtë sektor janë rritur me hapin më të vogël të 6 viteve të fundit. Të dhëna të tjera, të publikuara pak kohë më parë tregonin se shëndetësia ka pësuar rënien më të madhe të shpenzimeve nga pushteti vendor gjatë vitit 2020.
Sondazh

Sa kredi kanë shqiptarët për shtëpinë? 403 euro për frymë mesatarisht, Tirana me 856 euro, Elbasani i fundit, vetëm 90 euro
Huaja për blerje banese në vendin tonë fiksohet në një stok total prej rreth 137 miliardë lekësh, sipas të dhënave të tremujorit të dytë të këtij viti. Kjo......

“Made in Albania”, industria e rëndë i zë vendin asaj fasone, - Pas 5 vitesh, veshjet nuk janë më eksportet kryesore, rikthehen hidrokarburet dhe giza me çelikun
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar shifrat e tregtisë së jashtme, për të kuptuar se cilat janë produktet kryesore ku mbështeten eksportet shqiptare.......

Përkeqësohet liria ekonomike në Shqipëri, - Por, mbetet ndër vendet më të lira në botë, e dyta në botë për qëndrueshmerinë e monedhës
“Fraser Institute” ka publikuar së fundmi raportin mbi indeksin e lirisë ekonomike në botë. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në......

Shërbimet kapërcejnë krizën. Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritje deri në 298%
Aktiviteti i shërbimeve ka pësuar ndryshime pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, gati në të gjithë treguesit e tij.......

Programi qeverisës i “zbërthyer” fjalë për fjalë, - Dominojnë fjalët ekonomi, shëndetësi, turizëm, “harrohet” industria, bujqësia, studentët, pronat dhe integrimi, e shkuara dominon mbi të ardhmen
Programi qeverisës i një mazhorance në fillim të mandatit të saj është dokumenti më i rëndësishëm mbi të cilin do të bazohet qeverisja 4-vjeçare. Tashmë,......

Rriten shitjet me pakicë me 9.9%, - “Ushqimet, pijet dhe duhani” i vetmi zë në rënie krahasuar me vitin e pandemisë
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, tregtia me pakicë duket se ka shënuar rikthim po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit të pandemisë. Të dhënat......

Rritet sërish paraja jashtë sistemit, - Arrin në 362 mld lekë, shifra më e lartë në histori, rritje me 2% në një muaj
Sezoni veror ka sjellë një rritje të ndjeshme të parasë jashtë sistemit bankar, tregojnë të dhënat më të fundit në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, për......

Fruta-perimet po kthehen në luks! Deri në 238% më të shtrenjta se 10 vite më parë, në vetëm 5 vite janë shtrenjtuar 2.5 herë më shumë se rritja e pagave
Rritja e çmimeve është kthyer në një prej problematikave kryesore të jetesës në Shqipëri, sidomos sa i përket ushqimeve. “Scan Intelligence Unit” ka vendosur......