Fruta-perimet po kthehen në luks! Deri në 238% më të shtrenjta se 10 vite më parë, në vetëm 5 vite janë shtrenjtuar 2.5 herë më shumë se rritja e pagave

Rritja e çmimeve është kthyer në një prej problematikave kryesore të jetesës në Shqipëri, sidomos sa i përket ushqimeve. “Scan Intelligence Unit” ka vendosur t`i analizojë me detaje shifrat zyrtare në lidhje me rritjen e çmimeve sipas kategorive të ndryshme, gjatë dekadës së fundit, për të kuptuar realisht se si ka ndryshuar standardi i jetesës, duke qenë se bëhet fjalë për produkte mjaft të rëndësishme të shportës. Që nga viti 2011 deri në gusht të këtij viti, ushqimet janë shtrenjtuar me 44%. Për disa kategori, si zarzavatet apo frutat, shtrenjtimi është drastik. Më saktësisht, perimet janë shtrentuar me 238.4% në harkun e 10 viteve. Rritje të ndjeshme regjistrojnë edhe frutat, me një rritje prej rreth 181%, sinjalizojnë shifrat zyrtare, të përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”. Furnizimi me ujë, me rreth 49% si dhe pijet alkoolike dhe duhain janë gjithashtu ndër kategoritë me rritjen më të madhe të çmimeve këto 10 vite. Sa i përket kategorive me rënie të cmimeve, në sy bien veshjet dhe ilaçet.
Për të parë si kanë ndryshuar çmimet e kategorive të ndryshme në krahasim me pagat, duhet që analizën ta kufizojmë brenda 5 viteve të fundit, duke filluar prej vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe kohore, paga mestare bruto në vendin tonë është rritur me 21.5%. Por a janë rritur çmimet e disa produkteve kryesore me një hap më të madh apo jo? Ushqimet në tërësi janë shtrentuar me 18.8%, pra me një hap lehtë më të vogël se rritja e pagave gjatë së njëjtës periudhë kohore. Por, jo e njëjta gjë vlen për të gjitha nënproduktet e kësaj kategorie, ku sërish bien në sy fruta-perimet. Zarzavatet sot janë rreth 63.5% më të shtrenjta se fillimi i vitit 2016, duke u rritur tre herë më shumë se paga mesatare. Frutat ndërkohë janë shtrejntuar me 42.7% gjatë së njëjtit hark kohor, mbi dyfishin e rritjes së pagave. Mestarsisht, fruta-perimet janë rritur me rreth 53% që nga 2016-ta, rreth 2.5 herë mbi rritjen e pagave. Sa i përket kategorive ku çmimet vihen re në rënie gjatë këtyre thuajse 5 viteve të fundit, sërish gjejmë veshjet dhe medikamentet, së bashku me çmimet e automjeteve dhe mjeteve të tjera të transportit, mbi 7% më të lira.
Sondazh

Ku qëndron Gjermania me investime në Shqipëri? E 11-ta në listë, vetëm 63% rritje që nga 2014, dy herë më pak se mesatarja
Stoku i investimeve të huaja direkte gjermane në Shqipëri është në rritje për të 9-tin tremujor me radhë, referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë......

Shqipëria, i vetmi vend në Europë me rritje të numrit të fluturimeve. Në gusht 2021, 23% më shumë se gjatë gushtit 2019
Shumë vende kanë ndërmarrë masa kufizuese nga fillimi i vitit 2020, për të parandaluar përhapjen e pandemisë, dhe si pasojë shumë sektorë kanë pësuar goditje.......

Sa shpenzojë shqiptarët për ndërhyrje estetike? Të paktën 3.1 mln euro në vit, sipas analizës së 5 prej klinikave më të mëdha në vend
Viti 2020 nuk ishte një vit i lehtë për shumë sektorë të ekonomisë dhe këtë e tregon seria e analizave të “Scan Intelligence Unit” mbi sektorë dhe tregje të......

Remitancat ulin ritmin në T2, - 171 mln euro, mbi nivelet e 2020-ës, por larg niveleve të 2019-ës
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në bilancin e pagesave, tregojnë se remitancat gjatë tremujorit të dytë të vitit kanë prekur shifrën......

Bien sërish kreditë me probleme, - Prekin rekord të ri minimal, pranë 7.05% gjatë korrikut
Treguesi i kredive me probleme regjistron një rënië të mëtejshme gjatë muajit korrik, pranë nivelit të 7.05%, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e......

Inflacioni “zbraz” portofolin e shqiptarëve! Ushqimet, veshjet dhe servisi i makinave me rritjen më të madhe të çmimeve gjatë gushtit
Kapërcimi i inflacionit pranë nivelit të 2.4% gjatë gushtit, pavarësisht se sinjalizon një afrim ndaj objektivit të Bankës së Shqipërisë, pranë 3%, tregon se......

Pandemia "gropos" hotelet në Tiranë, - Fitimet dhe të ardhurat bien deri në 6000%, vetëm "MAK Albania" me fitim
Analiza e “Scan Intelligence Unit” mbi ndikimin që ka patur pandemia në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, është ndalur këtë herë te performanca financiare e......

Festat zyrtare, Shqipëria ndër vendet e para në Europë
Janë shumë vende nëpër botë të cilat gëzojnë privilegjin e të pasurit pushime të vendosura nga ligji ose sic quhen ndryshe dhe festa publike. Këto festa në......