Inflacioni “zbraz” portofolin e shqiptarëve! Ushqimet, veshjet dhe servisi i makinave me rritjen më të madhe të çmimeve gjatë gushtit

Kapërcimi i inflacionit pranë nivelit të 2.4% gjatë gushtit, pavarësisht se sinjalizon një afrim ndaj objektivit të Bankës së Shqipërisë, pranë 3%, tregon se rritja nuk është aspak e njëtrajtshme mes grupeve të ndryshme të konsumit. Edhe më shqetësues mbetet fakti se, rritja vihet re në disa grupime mjaft të ndjeshme në shportën e konsumit, çka e shoqëruar me një rritje minimale të pagave, përkthehet në një rënie të standardit të jetesës. Ushqimet vijojnë të shtrenjtohen me ritme të ndjeshme. Në gusht të këtij viti, çmimet kanë qenë 4.9% më të shtrenjta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo është rritja më e madhe vjetore që prej tetorit të vitit të kaluar, kur çmimet e ushqimeve shtrenjtoheshin me 5.2% në terma vjetorë. Madje, edhe mes vetë ushqimeve, rritja e çmimeve nuk është e njëtrajtshme. Zarzavatet regjistrojnë një rritje me 18.3% krahasuar me gushtin e një viti më parë, që është gjithashtu rritja më e madhe që prej tetorit të vitit të kaluar, kur çmimet e këtij grupimi ishin 18.5% më të shtrenjta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Zarzavatet ndiqen nga vajrat dhe yndyrnat, 7.2% më të shtrenjta se gushti i një viti më parë. Frutat ndërkohë, rezultojnë 4.25% më të “kripura”.
Përtej ushqimeve ndërkohë, janë disa kategori të tjera të cilat janë shtrenjtuar ndjeshëm gjatë gushtit. Zarzavavet dhe yndyrnat pasohen në listën e grupimeve me rritjen më të madhe të çmimeve, nga servisi i makinave. Ky shërbim gjatë gushtit rezulton të ketë qenë 6.2% më i shtrenjtë se gushti i një viti më parë. Madje, gushti shënon muajin e 4-t me radhë me inflacionin në territor pozitiv, pas 14 muajsh me radhë në rënie. Me pandeminë, çmimet e këtyre shërbimeve pësuan një rënie të ndjeshme, deri në maj të këtij viti, kur filloi kthesa, e cila kulmoi me gushtin, ku çmimet regjistrohen në rritje me 6.2% në terma vjetorë.
Një tjetër kategori ku çmimet janë rritur ndjeshëm gjatë gushtit është edhe ajo e veshjeve për burra, me 2.96% rritje krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave, të përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”. Në tërësi, çmimet e veshjeve gjatë gushtit janë rritur me 0.8% në terma vjetorë, që është edhe rritja më e madhe që prej gushtit të vitit 2018.
Nga të gjitha grupimet, vetëm 4 prej tyre regjistrojnë rënie të çmimeve gjatë gushtit, kundrejt gushtit të 2020-ës, dhe ato janë: këpucë për burra, veshje për fëmije, blerje mjetesh transporti dhe këpucë për fëmijë.
Sondazh

Pandemia "gropos" hotelet në Tiranë, - Fitimet dhe të ardhurat bien deri në 6000%, vetëm "MAK Albania" me fitim
Analiza e “Scan Intelligence Unit” mbi ndikimin që ka patur pandemia në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, është ndalur këtë herë te performanca financiare e......

Festat zyrtare, Shqipëria ndër vendet e para në Europë
Janë shumë vende nëpër botë të cilat gëzojnë privilegjin e të pasurit pushime të vendosura nga ligji ose sic quhen ndryshe dhe festa publike. Këto festa në......

"Rama 3" njësoj me "Rama 2", - Mosha mesatare nuk ndryshon, në 44.5 vjeç, pavarësisht se shumica e kabinetit është plakur me 4 vite
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, prezantoi emrat që do të jenë në kabinetin e ri qeveritar......

Tregtia vijon të “udhëheqë” kreditimin, - 9 mld lekë hua të re gjatë korrikut, ndjek ndërtimi, me 2.5 mld lekë
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me kreditimin, tregojnë se edhe gjatë korrikut, tregtia ka vijuar të mbetet sektori me më shumë hua të......

Statistikat e zeza, Shqipëria e gjashta në Europë për shkallën më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë
Dhuna dhe krimet e shkaktuara prej saj janë prezente në shumë vende të botës. Tipologjia më e dëgjuar e krimeve nëpër kronikat e zeza, që vjen si pasojë e......

Sa investon qeveria shqiptare për banor në vit? 350 euro për person sipas buxhetit 2021
“Scan Intelligence Unit” është fokusuar te investimet e qeverisë shqiptare, duke llogaritur shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit mbi numrin e popullsisë,......

Pandemia "zhyt" edhe më tej industrinë e birrës, - Prodhuesit shqiptarë raportojnë rënie të të ardhurave me rreth 25%
Një tjetër sektor ku ndalet fokusi i “Scan Intelligence Unit” për të analizuar performancën e të ardhurave dhe të fitimit për vitin 2020, është ai i industrisë......

Korriku, rekord depozitash! Bien ato në euro, rriten ndjeshëm në lekë dhe dollarë, 2.58 mld euro në total
Sasia e depozitave të përfshira në paranë e gjerë gjatë korrikut ka arritur në 1.54 trilionë lekë, duke prekur një rekord të ri, dhe duke u rritur me 0.7%......