Sa investon qeveria shqiptare për banor në vit? 350 euro për person sipas buxhetit 2021

“Scan Intelligence Unit” është fokusuar te investimet e qeverisë shqiptare, duke llogaritur shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit mbi numrin e popullsisë, për të kuptuar se sa investime për banor kanalizon qeveria, dhe se si ka ndryshuar kjo shifër ndër vite. Në studim është marrë periudha 2015-2021 për të parë luhatjen ndër vite të shpenzimeve kapitale për frymë. Për kryerjen e kësaj analize, “Scan Intelligence Unit” është mbështetur tek të dhënat e buxhetit të shtetit në lidhje me treguesit fiskal, si edhe tek shifrat e Institutit të Statistikave INSTAT për numrin e popullsisë sipas periudhës së marrë në studim.
Shpenzimet kapitale për frymë për vitin 2021, regjistrojnë vlerën më të lartë historike përgjatë periudhës së marrë në studim. Kështu, shpenzimet kapitale për frymë për këtë vit arrijnë në vlerat e 42.771 lekë, ose konvertuar në valutë do të ishte rreth 350 euro. Viti ku shpenzimet kapitale për frymë shënohen në minumumin e saj është viti 2016, ku investimet për frymë regjistrohen në vlerat e 20.955 lekë, që përkthyer në euro do të ishte rreth 172 euro.
Viti pandemik bëri që shpenzimet kapitale për frymë të bien në shifrat e 28.685 lekë. Nëse shohim të dhënat të paraqitura grafikisht, nga viti 2016 deri në vitin 2019, është në trend rritës, trend i cili do të thyhej nga pandemia e shkaktuar nga COVID 19.
Sondazh

Pandemia "zhyt" edhe më tej industrinë e birrës, - Prodhuesit shqiptarë raportojnë rënie të të ardhurave me rreth 25%
Një tjetër sektor ku ndalet fokusi i “Scan Intelligence Unit” për të analizuar performancën e të ardhurave dhe të fitimit për vitin 2020, është ai i industrisë......

Korriku, rekord depozitash! Bien ato në euro, rriten ndjeshëm në lekë dhe dollarë, 2.58 mld euro në total
Sasia e depozitave të përfshira në paranë e gjerë gjatë korrikut ka arritur në 1.54 trilionë lekë, duke prekur një rekord të ri, dhe duke u rritur me 0.7%......

“Fatura” ndryshe e luftës në Afganistan, - 9.2 herë më shumë se PBB e Shqipërisë këto 20 vite, e “barazojmë” në vitin 2148
Me tërheqjen nga Afganistani merr kështu fund një prej luftrave më jetëgjatë të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe një prej luftrave më......

Bie kreditimi në korrik, - “Shfryhet” kredia e re për blerje shtëpie, huaja për biznesin në rritje
Kreditimi gjatë muajit korrik ka pësuar një rënie të lehtë, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave, kredia e re për......

Durrësi kalon Tiranën, - Qarku me më shumë leje ndërtimi të dhëna në T2, 100 nga 347
Numri i lejeve të ndërtimit është regjistruar sërish në rritje, edhe për tremujorin e dytë të vitit 2021. Mbështetur në të dhënat nga Instituti i Statistikave,......

Pandemia largon shqiptarët edhe nga librat! - Shtëpitë botuese dhe libraritë raportojnë rënie të ndjeshme të xhiros dhe fitimeve gjatë 2020-ës, deri në -35%
“Scan Intelligence Unit” po kryen së fundmi një sërë analizash, duke e ndalur fokusin te performanca e sektorëve të ndryshëm gjatë vitit të pandemisë. Pas......

Azilantët shqiptarë "rigjejnë" Europën,- Shifrat e qershorit pranë niveleve të para pandemisë, më të lartat që prej shkurtit 2020
Frenimi i masave anti-covid dhe përfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta nga rreziku Covid-19 për një pjesë të madhe të vendeve europiane, duket......

"Fatura" e konçesionit të kolaudimit, - Fitimet neto të "SGS" në Shqipëri, rreth 13 mln euro, marzhet e fitimit deri në 50%
Që nga data 1 janar e vitit 2021, Kontrolli Teknik i Mjeteve Rrugore dhe Rimorkiove në Republikën e Shqipërisë, nuk kryhet më nga shoqëria "SGS Automotive......