Statistikat e zeza, Shqipëria e gjashta në Europë për shkallën më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë

Dhuna dhe krimet e shkaktuara prej saj janë prezente në shumë vende të botës. Tipologjia më e dëgjuar e krimeve nëpër kronikat e zeza, që vjen si pasojë e dhunës, janë vrasjet, World Population Review ka bërë publik raportin mbi numrin e vrasje për vendet e botës për të kuptuar se sa është shkalla e vrasjeve për 100 mijë banorë. Scan Intelligence Unit i ka përpunuar këto të dhëna duke krijuar edhe një hartë globale. Sipas të dhënave dhe hartës, Europa paraqitet si kontinenti me shkallën më të ulët të vrasjeve për 100 mijë banorë. Në këtë renditje ndodhet e pozicionuar edhe Shqipëria, me një shkallë të numrit të vrasjeve për 100 mijë banorë në 2.69, dhe në hartë është vlerësuar me ngjyrën e vendeve me normë të ulët të vrasjeve. Raporti tregon se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shkallën e ulët të vrasjeve dhe këto faktorë përfshijnë ekonominë e një kombi, zbatimin efektiv të ligjit, rregulloret strikte të armëve, ashpërsinë e dënimeve për kryerjen e vrasjeve etj. Ndër të tjera, raporti thotë se sipas Studimit Global të Kombeve të Bashkuara mbi vrasjen në vitin 2019, disa nxitës të vrasjeve janë krimi i organizuar, stereotipet gjinore, pabarazia, papunësia, paqëndrueshmëria politike, armët e zjarrit dhe droga. Nga të dhënat shohim se, vendet me normat më të larta të vrasjeve për 100 mijë banorë janë El Salvador me 82.84, Hondurasi me 56.52 dhe Venezuela me 56.33. në raport thuhet se korrupsioni i autoriteteve shtetërore, kontrolli i dobët i armëve dhe sistemi i gabuar i drejtësisë ka çuar në përqindje të larta të vrasjeve në vende.
“Scan Intelligence Unit” ka bërë një analizë të vendeve të Europës duke i veçuar ato nga harta e botës, për të kuptuar me mirë shkallën e vrasjeve në vendet e Europës, duke qenë se në shkallë botërore ato paraqiteshin në nivele më pozitive se të tjerat. Nga të dhënat, vendet Baltike kryesojnë listën duke zënë 5 vendet e para. Lituania regjistron normën më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë me 5.25 dhe ndiqet nga Mali i Zi me 4.46, Turqia me 4.31, Letonia me 3.36 dhe Estonia me 3.19. Vendi ynë renditet direkt pas pesë vendeve të para, duke u renditur kështu i gjashti. Në fund të listës, me shkallën më të vogël renditet Islanda me një normë 0.3 për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Norvegjia.
Sondazh

Sa investon qeveria shqiptare për banor në vit? 350 euro për person sipas buxhetit 2021
“Scan Intelligence Unit” është fokusuar te investimet e qeverisë shqiptare, duke llogaritur shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit mbi numrin e popullsisë,......

Pandemia "zhyt" edhe më tej industrinë e birrës, - Prodhuesit shqiptarë raportojnë rënie të të ardhurave me rreth 25%
Një tjetër sektor ku ndalet fokusi i “Scan Intelligence Unit” për të analizuar performancën e të ardhurave dhe të fitimit për vitin 2020, është ai i industrisë......

Korriku, rekord depozitash! Bien ato në euro, rriten ndjeshëm në lekë dhe dollarë, 2.58 mld euro në total
Sasia e depozitave të përfshira në paranë e gjerë gjatë korrikut ka arritur në 1.54 trilionë lekë, duke prekur një rekord të ri, dhe duke u rritur me 0.7%......

“Fatura” ndryshe e luftës në Afganistan, - 9.2 herë më shumë se PBB e Shqipërisë këto 20 vite, e “barazojmë” në vitin 2148
Me tërheqjen nga Afganistani merr kështu fund një prej luftrave më jetëgjatë të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe një prej luftrave më......

Bie kreditimi në korrik, - “Shfryhet” kredia e re për blerje shtëpie, huaja për biznesin në rritje
Kreditimi gjatë muajit korrik ka pësuar një rënie të lehtë, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave, kredia e re për......

Durrësi kalon Tiranën, - Qarku me më shumë leje ndërtimi të dhëna në T2, 100 nga 347
Numri i lejeve të ndërtimit është regjistruar sërish në rritje, edhe për tremujorin e dytë të vitit 2021. Mbështetur në të dhënat nga Instituti i Statistikave,......

Pandemia largon shqiptarët edhe nga librat! - Shtëpitë botuese dhe libraritë raportojnë rënie të ndjeshme të xhiros dhe fitimeve gjatë 2020-ës, deri në -35%
“Scan Intelligence Unit” po kryen së fundmi një sërë analizash, duke e ndalur fokusin te performanca e sektorëve të ndryshëm gjatë vitit të pandemisë. Pas......

Azilantët shqiptarë "rigjejnë" Europën,- Shifrat e qershorit pranë niveleve të para pandemisë, më të lartat që prej shkurtit 2020
Frenimi i masave anti-covid dhe përfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta nga rreziku Covid-19 për një pjesë të madhe të vendeve europiane, duket......