Pandemia "gropos" hotelet në Tiranë, - Fitimet dhe të ardhurat bien deri në 6000%, vetëm "MAK Albania" me fitim

Analiza e “Scan Intelligence Unit” mbi ndikimin që ka patur pandemia në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, është ndalur këtë herë te performanca financiare e disa prej hoteleve kryesore në Tiranë. Përmes të dhënave të “Qendrës Kombëtare të Biznesit”, do të shohim konkretisht se në cilat nivele ka qenë ndikimi i pandemisë për vitin 2020 në sektorin e hotelerisë. Në analizë janë marrë 7 ndër (shtatë) hotelet më të mëdha në Tiranë si, “The PLAZA”, “MAK Albania”, “MONDIAL”, “HILTON GARDEN”, “CLASSIC Hotel”, “DORO CITY”, si dhe “GRAND Hotel". Në analizë nuk figurojnë disa hotele të tjera të rëndësishme në kryeqytet, për shkak të problematikave në bilanc, kryesisht me mosdorëzimin e tyre. Nëse do të nisemi nga analiza e xhiros vjetore për vitin 2020, Hotel “PLAZA” regjistron nivelin më të lartë të tyre, me 387 mln lekë, ose e shprehur në euro gati 3.2 mln euro. “PLAZA” ndiqet nga hotel “MONDIAL”, me 48.4 mln lekë dhe “HILTON GARDEN” me 38 mln lekë. Të ardhurat më të ulta për vitin 2020, i regjistron “GRAND” Hotel, me gati 8.5 mln lekë. Po të analizojmë ndryshimin e xhiros vjetore, krahasuar me vitin paraardhës, të gjitha hotelet e përmendura më lartë kanë shënuar rënie në nivelin e tyre të të ardhurave. Rënien më të madhe e regjistron “HILTON GARDEN” me -83.1%, ndjekur nga “DORO CITY” me -73.5%. Rënia më e ulët shihet në të ardhurat e “CLASSIC Hotel" me -40.7%.
Nga analiza e “Scan Intelligence Unit” mbi fitimet e hoteleve të lartpërmendura, shihet se viti i pandemisë i ka nxjerrë thuajse të gjithë hotelet e marra në studim me humbje, përvec “MAK Albania”, me fitime deri në 22 mln lekë, dhe “DORO CITY” Hotel, i cili regjistron fitim minimal, në nivelin e 62.2 mijë lekëve. Këto janë dy hotelet e vetme ndër më të rëndësishmit në Tiranë që ja kanë dalë të shmangin humbjet. Humbjen më të madhe për vitin 2020 e regjistron “PLAZA” me 68.9 mln lekë, ndërkohë që gjatë vitit 2019 fitimet e saj regjistroheshin në 40.6 mln lekë dhe ishte dhe niveli më i lartë i fitimeve për 2019-ën nga të gjitha hotelet e marra në studim. Pasqyra financiare tregon se “MAK Albania” hotel, është i vetmi hotel, i cili krahasuar me vitin 2019 shënon rritje në nivelin e fitimit, me 157.8%. Duhet marrë parasysh se ky hotel është i ri në treg, pas largimit të "Sheraton" dhe marrjes së kontrollit nga "Kastrati Group".
Këto të dhëna, mbështeten gjithashtu dhe nga raportet e "Institutit të Statistikave" mbi strukturat akomoduese. Viti i pandemisë e ka dëmtuar rëndë sektorin e hotelerisë, pasi ka rënë numri i vizitorëve, por edhe numri i netë qëndrimeve.
Sondazh

Festat zyrtare, Shqipëria ndër vendet e para në Europë
Janë shumë vende nëpër botë të cilat gëzojnë privilegjin e të pasurit pushime të vendosura nga ligji ose sic quhen ndryshe dhe festa publike. Këto festa në......

"Rama 3" njësoj me "Rama 2", - Mosha mesatare nuk ndryshon, në 44.5 vjeç, pavarësisht se shumica e kabinetit është plakur me 4 vite
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, prezantoi emrat që do të jenë në kabinetin e ri qeveritar......

Tregtia vijon të “udhëheqë” kreditimin, - 9 mld lekë hua të re gjatë korrikut, ndjek ndërtimi, me 2.5 mld lekë
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me kreditimin, tregojnë se edhe gjatë korrikut, tregtia ka vijuar të mbetet sektori me më shumë hua të......

Statistikat e zeza, Shqipëria e gjashta në Europë për shkallën më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë
Dhuna dhe krimet e shkaktuara prej saj janë prezente në shumë vende të botës. Tipologjia më e dëgjuar e krimeve nëpër kronikat e zeza, që vjen si pasojë e......

Sa investon qeveria shqiptare për banor në vit? 350 euro për person sipas buxhetit 2021
“Scan Intelligence Unit” është fokusuar te investimet e qeverisë shqiptare, duke llogaritur shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit mbi numrin e popullsisë,......

Pandemia "zhyt" edhe më tej industrinë e birrës, - Prodhuesit shqiptarë raportojnë rënie të të ardhurave me rreth 25%
Një tjetër sektor ku ndalet fokusi i “Scan Intelligence Unit” për të analizuar performancën e të ardhurave dhe të fitimit për vitin 2020, është ai i industrisë......

Korriku, rekord depozitash! Bien ato në euro, rriten ndjeshëm në lekë dhe dollarë, 2.58 mld euro në total
Sasia e depozitave të përfshira në paranë e gjerë gjatë korrikut ka arritur në 1.54 trilionë lekë, duke prekur një rekord të ri, dhe duke u rritur me 0.7%......

“Fatura” ndryshe e luftës në Afganistan, - 9.2 herë më shumë se PBB e Shqipërisë këto 20 vite, e “barazojmë” në vitin 2148
Me tërheqjen nga Afganistani merr kështu fund një prej luftrave më jetëgjatë të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe një prej luftrave më......