Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2021, 11:29

Remitancat ulin ritmin në T2, - 171 mln euro, mbi nivelet e 2020-ës, por larg niveleve të 2019-ës

Nga SCAN TV
Remitancat ulin ritmin në T2, - 171 mln euro, mbi nivelet e 2020-ës,

Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në bilancin e pagesave, tregojnë se remitancat gjatë tremujorit të dytë të vitit kanë prekur shifrën e 171.5 milionë eurove. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se tremujori i dytë i një viti më parë, kur goditi pandemia, dhe dërgesat nga emigrantët ishin vetëm 120 milionë euro, por më e ulët se viti 2019, kur gjatë periudhës prill-maj ato ishin në 185 milionë euro. Kriza financiare globale, e shoqëruar nga kriza e rëndë e borxhit që goditi vendet e Europës rreth vitit 2011, goditi rendë të ardhurat e emigrantëve shqiptarë jashtë, duke ndikuar për rrjedhojë edhe dërgesat e tyre drejt të afërmëve në Shqipëri. Pikërisht shtetet më të goditura nga kriza asokohe, Greqia dhe Italia janë dy prej vendeve me prezencën më të madhe të emigrantëve shqiptarë në kontinentin e vjetër, duke numëruar mbi 1 milionë shqiptarë emigrantë.

Në tremujorin e parë të këtij viti kjo tendencë e dekadës së fundit u zhbë disi, duke i`u rikthyer nivelve të para krizës, me remitancat që prekën një rekord mbi 10 vjeçar, çka lidhet ngushtë me dy faktorë; rritjen e shpenzimeve për shëndet si pasojë e pandemisë të qytetarëve shqiptarë, si dhe formalizimit të mëtejshëm të remitancave, duke qenë se pandemia dhe masat kufizuese që e shpoqëruan, bllokuan shumë emigrantë të ktheheshin në atdhe, e për rrjedhojë kanë shfrytëzuar shërbimet e dërgimit të parave te të afërmit e tyre. Por, me ardhjen e tremujorit të dytë të vitit edhe kjo tendencë e re duket se është përmbysur.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat