Programi qeverisës i “zbërthyer” fjalë për fjalë, - Dominojnë fjalët ekonomi, shëndetësi, turizëm, “harrohet” industria, bujqësia, studentët, pronat dhe integrimi, e shkuara dominon mbi të ardhmen

Programi qeverisës i një mazhorance në fillim të mandatit të saj është dokumenti më i rëndësishëm mbi të cilin do të bazohet qeverisja 4-vjeçare. Tashmë, shumica e mandatuar nga zgjedhjet e 25 prillit, me Kryeministër Edi Ramën e ka bërë publik këtë dokument. “Scan Intelligence Unit” ka vendosur ta analizojë në një aspekt tjetër përbërjen e tij, duke parë se si janë përdorur fjalët, cilat më shumë e cilat më pak, me qëllimin për të kuptuar sadopak vëmendjen e politikave qeverisëse të 4-vjeçarit të ri. Nga përpunimi i të dhënave janë eleminuar nga programi fjalë lidhëse, ndajfolje, etj. E nisim këtë analizë me 10 fjalët më të përdorura në programin qeverisës të mazhorancës. Në llogaritje janë marrë bazët e fjalës, pra të gjitha trajtat dhe kohët e saj, brenda të njëjtit kontekst. Cila fjalë rezulton të jetë ajo më e përdorura? Shqipëria! Plot 142 herë. Ndiqet nga “ekonomia”, 57 herë, “shëndetësia” 49 herë, “qytetar” 41 herë dhe “turizmi” 39 herë. Lista e 10 fjalëve më të përdorura në programin e ri vijon me “biznes”, “paga”, “investim”, “zhvillim” dhe “infrastructure”. Ndër 10 fjalët më të përdorura, 6 prej tyre kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ekonominë. Dhjetë fjalët e para, të renditura sipas frekuencës së përdorimit janë fjalët më të përdorura në tekstin e dokumentit, me përjashtim të lidhësave, ndajfoljeve, foljeve. Ndërkohë, më poshtë do të shohim frekuencën e përdorimit të disa fjalëve kyçe, në pamundësi për të paraqitur grafikisht të gjitha fjalët e përdorura në tekst.
Diçka tjetër që bie në sy nga kjo analizë është fakti se, viti “2013” është përdorur ekzaktësisht sa viti “2022”, plot 24 herë secili numër, paçka se mazhoranca është në mandatin e 3-të qeverisës. Për të kuptuar peshën e së ardhmes dhe të shkuarës në këtë program, të shohim edhe foljet “ishte” me “do të jetë”, ku e para përmendet 16 herë dhe e dyta vetëm 11 herë. Fjala e “ardhme” ndërkohë përmendet vetëm 13 herë.
Disa fjalë të tjera që bien në sy nga përpunimi i të dhënave janë edhe: “falas”, plot 17 herë, “reforma”, 26 herë, “inovacion”, vetëm 7 herë, apo “mjedis”, sërish 7 herë. Mjedisi morri një vëmendje të veçantë nga kryeministri Rama në fjalën e tij në seancën parlamentare të prezantimit të programit qeverisës. Fjala "industri" ndërkohë nuk përmendet qoftë një herë të vetme.
Fjala “opozitë” përmendet zero herë, ndërsa fjala bashkëpunim 12 herë, asnjëherë në kontesktin e bashkëpunimit me pakicën. Një tjetër detaj që bie në sy është përdorimi i fjalës “integrim” vetëm 4 herë dhe i “Ballkanit të Hapur” 3 herë.
Fjala "fermer" përdoret vetëm 2 herë, ndërsa "bujqësia" 6 herë, paçka se bëhet fjalë për një prej shtyllave kryesore të ekonomisë shqiptare. Edhe "agro-turizmi", një prej drejtimeve që ka marrë më shumë vëmendje gjatë viteve të fundit, përmendet vetëm 4 herë. “Pension” apo “pensionist” përmenden 14 herë, ndërkohë që duket se fjala “pronë/pronar” thuajse është zhdukur nga programi, duke u përmendur vetëm 2 herë.
Sa i përket arsimit si sektor, fjala arsim në vetvete përmendet 23 herë, por fjalët student/studim, vetëm 9 herë. Në drejtim të shëndetësisë, e përmendur plot 49 herë si e tillë, vëmë re edhe përdorimin e fjalës “pandemi”, 21 herë apo “covid”, 3 herë. Fjala "rindërtim" ndërkohë është përmendur vetëm 8 herë.
Sondazh

Rriten shitjet me pakicë me 9.9%, - “Ushqimet, pijet dhe duhani” i vetmi zë në rënie krahasuar me vitin e pandemisë
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, tregtia me pakicë duket se ka shënuar rikthim po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit të pandemisë. Të dhënat......

Rritet sërish paraja jashtë sistemit, - Arrin në 362 mld lekë, shifra më e lartë në histori, rritje me 2% në një muaj
Sezoni veror ka sjellë një rritje të ndjeshme të parasë jashtë sistemit bankar, tregojnë të dhënat më të fundit në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, për......

Fruta-perimet po kthehen në luks! Deri në 238% më të shtrenjta se 10 vite më parë, në vetëm 5 vite janë shtrenjtuar 2.5 herë më shumë se rritja e pagave
Rritja e çmimeve është kthyer në një prej problematikave kryesore të jetesës në Shqipëri, sidomos sa i përket ushqimeve. “Scan Intelligence Unit” ka vendosur......

Ku qëndron Gjermania me investime në Shqipëri? E 11-ta në listë, vetëm 63% rritje që nga 2014, dy herë më pak se mesatarja
Stoku i investimeve të huaja direkte gjermane në Shqipëri është në rritje për të 9-tin tremujor me radhë, referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë......

Shqipëria, i vetmi vend në Europë me rritje të numrit të fluturimeve. Në gusht 2021, 23% më shumë se gjatë gushtit 2019
Shumë vende kanë ndërmarrë masa kufizuese nga fillimi i vitit 2020, për të parandaluar përhapjen e pandemisë, dhe si pasojë shumë sektorë kanë pësuar goditje.......

Sa shpenzojë shqiptarët për ndërhyrje estetike? Të paktën 3.1 mln euro në vit, sipas analizës së 5 prej klinikave më të mëdha në vend
Viti 2020 nuk ishte një vit i lehtë për shumë sektorë të ekonomisë dhe këtë e tregon seria e analizave të “Scan Intelligence Unit” mbi sektorë dhe tregje të......

Remitancat ulin ritmin në T2, - 171 mln euro, mbi nivelet e 2020-ës, por larg niveleve të 2019-ës
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në bilancin e pagesave, tregojnë se remitancat gjatë tremujorit të dytë të vitit kanë prekur shifrën......

Bien sërish kreditë me probleme, - Prekin rekord të ri minimal, pranë 7.05% gjatë korrikut
Treguesi i kredive me probleme regjistron një rënië të mëtejshme gjatë muajit korrik, pranë nivelit të 7.05%, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e......