“Made in Albania”, industria e rëndë i zë vendin asaj fasone, - Pas 5 vitesh, veshjet nuk janë më eksportet kryesore, rikthehen hidrokarburet dhe giza me çelikun

“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar shifrat e tregtisë së jashtme, për të kuptuar se cilat janë produktet kryesore ku mbështeten eksportet shqiptare. Klasifikimi i eksporteve sipas kapitujve për gushtin, nxjerr në vend të parë “Gizën dhe çelikun”, me 4.6 mld lekë eksporte, ose rreth 38 milionë euro vetëm në një muaj. Në vend të dytë ndjekin “veshjet e këmbëve”, me rreth 2.88 mld lekë, ose rreth 23.7 milionë euro eksporte. “Lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale” mbyllin podiumin me rreth 2.73 miliardë lekë. Më pas në renditje shohim “artikujt e veshjeve”, “makineritë dhe pajisjet elektrike”, sërish “artikuj të veshjeve”, “xeherorët, kripërat, sulfuret, oksidet, gëlqere”, “ushqimet e përgatitura prej mishi, peshku”, si dhe “aluminin dhe produktet prej tij”. Dhjetë vendet e para të listës, përkthehen në 17.48 miliardë lekë eksporte, nga rreth 23.75 miliardë lekë që ishte totali i eksporteve shqiptare gjatë gushtit, duke zënë kështu 73.6% të totalit, ose rreth ¾.
Po të bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vëmë re se kjo normë, pra pesha e 10 produkteve kryesore të ekspotit mbi totalin, fiksohej në rreth 71%, çka sinjalizon se, në harkun e një viti ka pasur një centralizim më të theksuar të portofolit të produkteve “Made in Albania”. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, “giza dhe çeliku” nuk mbanin vendin e parë, por të katërtin. Tre vendet e para në gusht të 2020-ës, mbaheshin nga tre produkte të industrisë fasone, “veshje këmbësh dhe “veshje plotësuese”, të thurura dhe jo të thurura. Në krahasim me një vit më parë, edhe në gusht të këtij viti gjejmë të njëjtat dhjetë produkte në top listë, por me ndryshime në renditjen mes tyre.
Tani, të shohim produktet me më pak peshë të “Made in Albania” gjatë gushtit. Tetë prej produkteve figurojnë me zero eksporte, dhe në sy bien produkte si “duhani”, apo “veprat e artit dhe antikat”.
Po të shohim të dhënat e të gjithë 8 mujorit të këtij viti, vëmë re disa detaje interesante, si pozicionimin e “gizës dhe çelikut” në vend të tretë, nga vendi i 5-të i së njëjtës periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 152% të eksporteve. Nga ana tjetër, për 8-mujorin, në vend të parë gjejmë “lëndët djegëse minerale”, pra hidrokarburet. Një tjetër detaj interesant është rënia nga “froni” i “Made in Albania” e “veshjeve të këmbëve”. Një vit më parë, për tetëmujorin, por edhe për të gjithë vitin 2020 ishin në vend të parë. Madje, për 5 vitet e fundit, “veshjet e këmbëve” kanë qenë produkti kryesor i eksporteve shqiptare në vlerë. Hera e fundit që ky produkt nuk ka qenë në krye të listës ka qenë viti 2015. Periudha 2009-2015 ka parë në krye të listës lëndët djegëse minerale. Ndërkohë që gjatë periudhës 2005-2009 kanë qenë sërish “veshjet e këmbëve”. Tendenca e 8 muajve të parë të këtij viti duket se do të "përmbysë” trajektoren e viteve të fundit, për të nxjerrë sërish industrinë e rëndë në krye të eksporteve shqiptare, duke i zënë vendin pas një dominimi të gjatë, industrisë fasone.
Sondazh

Përkeqësohet liria ekonomike në Shqipëri, - Por, mbetet ndër vendet më të lira në botë, e dyta në botë për qëndrueshmerinë e monedhës
“Fraser Institute” ka publikuar së fundmi raportin mbi indeksin e lirisë ekonomike në botë. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në......

Shërbimet kapërcejnë krizën. Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritje deri në 298%
Aktiviteti i shërbimeve ka pësuar ndryshime pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, gati në të gjithë treguesit e tij.......

Programi qeverisës i “zbërthyer” fjalë për fjalë, - Dominojnë fjalët ekonomi, shëndetësi, turizëm, “harrohet” industria, bujqësia, studentët, pronat dhe integrimi, e shkuara dominon mbi të ardhmen
Programi qeverisës i një mazhorance në fillim të mandatit të saj është dokumenti më i rëndësishëm mbi të cilin do të bazohet qeverisja 4-vjeçare. Tashmë,......

Rriten shitjet me pakicë me 9.9%, - “Ushqimet, pijet dhe duhani” i vetmi zë në rënie krahasuar me vitin e pandemisë
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, tregtia me pakicë duket se ka shënuar rikthim po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit të pandemisë. Të dhënat......

Rritet sërish paraja jashtë sistemit, - Arrin në 362 mld lekë, shifra më e lartë në histori, rritje me 2% në një muaj
Sezoni veror ka sjellë një rritje të ndjeshme të parasë jashtë sistemit bankar, tregojnë të dhënat më të fundit në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, për......

Fruta-perimet po kthehen në luks! Deri në 238% më të shtrenjta se 10 vite më parë, në vetëm 5 vite janë shtrenjtuar 2.5 herë më shumë se rritja e pagave
Rritja e çmimeve është kthyer në një prej problematikave kryesore të jetesës në Shqipëri, sidomos sa i përket ushqimeve. “Scan Intelligence Unit” ka vendosur......

Ku qëndron Gjermania me investime në Shqipëri? E 11-ta në listë, vetëm 63% rritje që nga 2014, dy herë më pak se mesatarja
Stoku i investimeve të huaja direkte gjermane në Shqipëri është në rritje për të 9-tin tremujor me radhë, referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë......

Shqipëria, i vetmi vend në Europë me rritje të numrit të fluturimeve. Në gusht 2021, 23% më shumë se gjatë gushtit 2019
Shumë vende kanë ndërmarrë masa kufizuese nga fillimi i vitit 2020, për të parandaluar përhapjen e pandemisë, dhe si pasojë shumë sektorë kanë pësuar goditje.......