Shtëpitë private rikthehen në "modë", - 72.7% e familjeve nuk jetojnë në apartament, rritet norma nga 2018 në 2019

Në botimin më të fundit të Institutit të Statistikave, “Shqipëria në Shifra”, gjenden të dhëna mbi shumë tregues, ku ndër do dhe statistikat e kushteve të banimit. Këto të dhëna, paraqesin një rritje të përqindjes së familjeve që jetojnë në shtëpi private gjatë vitit 2019. Gjatë vitit 2018, përqindja e familjeve që jetonin në shtëpi private regjistrohej në 71.2%, ndërsa gjatë vitit 2019, ky tregues është regjistruar në 72.7%, pra duke u rritur me 1.5 pikë përqindje.
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e publikimeve të mëparshme, për të kuptuar se si ka ndryshuar ky tregues ndër vite. Të dhënat e disponueshme për këtë tregues janë deri në vitin 2014. Përqindja më e lartë e familjeve që jetojnë në shtëpi private, gati 78%, regjistrohet në vitin 2014. Në vitin 2015 ky tregues shihet në rënie, për të ardhur te viti 2016, i cili regjistron dhe përqindjen më të ulët të familjeve që jetojnë në shtëpi private. Viti 2019, është viti me përqindjen më të madhe të këtyre familjeve që prejt vitit 2017. Ky tregues paraqitet në rritje edhe si pasojnë e tendencës së shtëpive të luksit të ndërtuara në periferi vitet e fundit.
Sa i përket familjeve që jetojnë në banesë në një ndërtesë me deri 15 apartamente, përqindja e tyre është ulur vitin 2019, krahasuar me vitin 2018. Nga ana tjetër është rritur përqindja e familjeve që jetojnë në banesë të një ndërtese me më shumë se 15 apartamente.
Nga ana tjetër, nëse do të shihnim përqindjen e njësive ekonomike familjare sipas statusit të pronësisë së banesës, shohim në vitin 2019 është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar. Ky tregues është rritur me 0.6 pikë përqindje, nga 92.5% gjatë vitit 2018, në 93.1% gjatë vitit 2019. Që prej viti 2014 ku kjo përqindje regjistrohej në 94%, viti 2019 regjistron përqindjen më të lartë të familjeve me statusin pronar.
Ulje vërehet në përqindjen e familjeve që jetojnë me qera, nga 6% gjatë 2018-ës, në 5.2% në vitin 2019. Ky tregues është dhe më i ulët se vitet e tjerta, pervç vitit 2014, ku kjo përqindje regjistrohej në 4.1%. Sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë falas ose e kanë në përdorim banesën, përqindja e tyre është rritur me nga 1.5% gjatë vitit 2018, në 1.7% gjatë 2019-ës.
Raporti i Institutit të Statistikave, gjithashtu jep informacion shtesë në formë kurioziteti, mbi kushtet e banimit ku thotë se në familjet shqiptare, 4,6 % e tyre jetojnë në kushte mbipopullimi të cilat kanë një sipërfaqe mesatare rreth 12,6 metra katrorë për person.
Sondazh

Shpenzimet publike në shëndetësi u rritën me hapin më të ngadaltë që prej 2015-ës, pavarësisht pandemisë
Publikimi i INSTAT, “Shqipëria në Shifra” për vitin 2020, përmban të dhëna për thuajse çdo sektor të realitetit shqiptar, ku një zë i veçantë që trajtohet......

Sa kredi kanë shqiptarët për shtëpinë? 403 euro për frymë mesatarisht, Tirana me 856 euro, Elbasani i fundit, vetëm 90 euro
Huaja për blerje banese në vendin tonë fiksohet në një stok total prej rreth 137 miliardë lekësh, sipas të dhënave të tremujorit të dytë të këtij viti. Kjo......

“Made in Albania”, industria e rëndë i zë vendin asaj fasone, - Pas 5 vitesh, veshjet nuk janë më eksportet kryesore, rikthehen hidrokarburet dhe giza me çelikun
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar shifrat e tregtisë së jashtme, për të kuptuar se cilat janë produktet kryesore ku mbështeten eksportet shqiptare.......

Përkeqësohet liria ekonomike në Shqipëri, - Por, mbetet ndër vendet më të lira në botë, e dyta në botë për qëndrueshmerinë e monedhës
“Fraser Institute” ka publikuar së fundmi raportin mbi indeksin e lirisë ekonomike në botë. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në......

Shërbimet kapërcejnë krizën. Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritje deri në 298%
Aktiviteti i shërbimeve ka pësuar ndryshime pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, gati në të gjithë treguesit e tij.......

Programi qeverisës i “zbërthyer” fjalë për fjalë, - Dominojnë fjalët ekonomi, shëndetësi, turizëm, “harrohet” industria, bujqësia, studentët, pronat dhe integrimi, e shkuara dominon mbi të ardhmen
Programi qeverisës i një mazhorance në fillim të mandatit të saj është dokumenti më i rëndësishëm mbi të cilin do të bazohet qeverisja 4-vjeçare. Tashmë,......

Rriten shitjet me pakicë me 9.9%, - “Ushqimet, pijet dhe duhani” i vetmi zë në rënie krahasuar me vitin e pandemisë
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, tregtia me pakicë duket se ka shënuar rikthim po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit të pandemisë. Të dhënat......

Rritet sërish paraja jashtë sistemit, - Arrin në 362 mld lekë, shifra më e lartë në histori, rritje me 2% në një muaj
Sezoni veror ka sjellë një rritje të ndjeshme të parasë jashtë sistemit bankar, tregojnë të dhënat më të fundit në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, për......