Rritet kriminaliteti gjatë pandemisë, rritje me 3.6% e veprave penale në 2020-ën

Instituti i Statistikave në publikimin “Shqipëria në shifra” paraqet të dhëna veç të tjerave mbi veprat penale kundër personit për vitin që lamë pas, pra vitin 2020. Të dhënat tregojnë se është rritur numri i veprave penale gjatë vitit 2020 përfshirë, tentativën për vrasje, kanosjet, përndjekje si dhe veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Janë evidentuar 6 375 vepra penale gjatë vitit 2020, duke pësuar një rritje me 3,6%, nga 6 152 që ishin gjatë vitit 2019. Këto vepra penale përbëjnë gati 19.5% të totalit të veprave pënale të evidentuara gjatë vitit 2020. Pavarësisht pandemisë, ku pritej te reflektohej mbi jetën dhe shëndetin, shifrat tregojnë një rritje të veprave penale.
Për krimet e bëra, gjatë vitit 2020, ndërkohë janë regjistruar 7 605 autorë të dyshuar, përsëri një rritje me 3.6% krahasuar me vitin 2019. Viti 2019 regjistron më pak vrasje të kryera, por dukshëm ka regjistruara më pak vrasje të tentuara ku nga 76 tentativa janë rritur në 114 të tilla gjatë vitit 2020. Kërcënimet me vdekje gjithashtu kanë një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Vitit 2019 regjistronte 1 169 kanosje, ndërkohë që viti 2020 ka regjsitruar 1 233 të tilla, një rritje me rreth 6%.
Po të ndalemi në formën tjetër më të zakonshme të veprave penale në Shqipëri, atë të veprave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, shohim se numri total i veprave penale nuk është rritur krahasuar me vitin 2019. Ajo që vihet re janë format e veprave penale për këtë kategori. Viti 2020 shënon rritje të rasteve të dhunës në familje, por nga ana tjetër kemi ulje të rasteve që braktisin fëmijën dhe trafikimit të tyre.
Sondazh

Dështimi i ndërmarrjeve publike, - Miliona euro humbje në vit, kryeson “Hekurudha Shqiptare”, me mbi 16 mln euro humbje. Pandemia, “goditja e fundit”
“Scan Intelligence Unit” është ndalur kësaj here te ndërmarrjet shtetërore, duke bërë një analizë të thelluar mbi numrin e tyre, statusin, të ardhurat apo......

Sezoni veror nuk e “mposhti” dot 2019-ën, - 289 mijë turistë më pak hynë në vend, mungojnë emigrantët. Rekord turistësh nga Kosova
Ky sezon veror, për këdo që ka pasur mundsëinë të bëjë pushime në Shqipëri, ka qenë i mbingarkuar me pushues. Por, të dhënat më të fundit për hyrjet e......

Shtëpitë private rikthehen në "modë", - 72.7% e familjeve nuk jetojnë në apartament, rritet norma nga 2018 në 2019
Në botimin më të fundit të Institutit të Statistikave, “Shqipëria në Shifra”, gjenden të dhëna mbi shumë tregues, ku ndër do dhe statistikat e kushteve të......

Shpenzimet publike në shëndetësi u rritën me hapin më të ngadaltë që prej 2015-ës, pavarësisht pandemisë
Publikimi i INSTAT, “Shqipëria në Shifra” për vitin 2020, përmban të dhëna për thuajse çdo sektor të realitetit shqiptar, ku një zë i veçantë që trajtohet......

Sa kredi kanë shqiptarët për shtëpinë? 403 euro për frymë mesatarisht, Tirana me 856 euro, Elbasani i fundit, vetëm 90 euro
Huaja për blerje banese në vendin tonë fiksohet në një stok total prej rreth 137 miliardë lekësh, sipas të dhënave të tremujorit të dytë të këtij viti. Kjo......

“Made in Albania”, industria e rëndë i zë vendin asaj fasone, - Pas 5 vitesh, veshjet nuk janë më eksportet kryesore, rikthehen hidrokarburet dhe giza me çelikun
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar shifrat e tregtisë së jashtme, për të kuptuar se cilat janë produktet kryesore ku mbështeten eksportet shqiptare.......

Përkeqësohet liria ekonomike në Shqipëri, - Por, mbetet ndër vendet më të lira në botë, e dyta në botë për qëndrueshmerinë e monedhës
“Fraser Institute” ka publikuar së fundmi raportin mbi indeksin e lirisë ekonomike në botë. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në......

Shërbimet kapërcejnë krizën. Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritje deri në 298%
Aktiviteti i shërbimeve ka pësuar ndryshime pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, gati në të gjithë treguesit e tij.......