Shqipëria Postuar më 23 Maj 2023, 14:33

Ulet konsumi i energjisë elektrike 3 – mujori, INSTAT: U përdor 10.1% më pak, rënien më të madhe e kanë jo familjarët 

Nga SCAN TV
Ulet konsumi i energjisë elektrike  3 – mujori, INSTAT: U përdor

Konsumatorët jo familjarë ulën ndjeshëm konsumin e energjisë gjatë 3 - mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, në periudhën janar – mars 2023, kjo kategori abonentësh, që përfaqëson konsumin nga sektorët e industrisë, transportit, agrikulturës, shërbimeve publike, etj. konsumuan 13.6% më pak energji se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në total, konsumatorët jo familjarë konsumuan rreth 700 mijë mWh energji, nga 810 500 mWh, që konsumuan në 3-mujorin e parë 2022. Prej janarit të vitit që shkoi, bizneset e paguajnë 70% më shtrenjtë energjinë elektrike, teksa shumë prej tyre kanë deklaruar se çmimet janë të papërballueshme, duke ndikuar në aktivitetin e tyre.

Paralelisht, me rritjen e çmimit është shënuar edhe një rritje e nivelit të borxheve, për fatura të papaguara ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ndërkaq, gjatë 3 - mujorit të parë të këtij viti konsumi i energjisë elektrike shënoi rënie edhe nga konsumtorët familjarë.

Për periudhën janar – marst 2023, abonentët familjarë konsumuan rreth 895 mijë mWh energji, apo 7.2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në total, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2023, u ul me 10,1 %, duke arritur vlerën 1.595 GWh nga 1.775 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2022. Mbetet e paqartë, nëse në uljen e konsumit total ka ndikuar edhe kursimi i energjisë nga institucionet publike, pas vendimit të qeverisë që përcaktonte targete detyruese në këtë drejtim.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll
Europa 24 Mars

10 termocentralet më ndotës në Europë!

10 emetuesit kryesorë të karbonit në Europë vitin e kaluar ishin të gjitha termocentrale me qymyr, sipas analizave të reja nga grupi i ekspertëve energjetik......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat