Deputetët kërkojnë rritje page - Ibrahimaj: Pasi të rrisim rrogat e punonjësve të administratës

Projektligji i hartuar nga qeveria që synon rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike dhe institucioneve të pavarura, ka shkaktuar pakënaqësi dhe debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Ndërsa ministrja e Financave ka sqaruar se fillimisht do të rriten pagat administratës e më pas të ministrave dhe ligjvënësve, deputetët e opozitës e kanë konsideruar si jo normal këtë proces. Sipas tyre duhet të ruhet hierarkia dhe dinjiteti i çdo ligjvënësi.
Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave: “Kostoja e pagave te ministrave dhe deputeteve nuk ndikon ne buxhetin për reformën, por për ne ka prioritet zbatimi i reformës se pagave dhe me zbatimin e saj do sjellim propozimin për deputetet dhe ministrat”.
Agron Shehaj, deputet i PD: “Po na ofendoni, ne votojmë rritjen e pagave për të tjerë dhe vetë mbesim në të njëjtat nivele. A është kjo tallje e Kryeministrit. Përbuzni deputetet dhe ministrat, duke u thënë që jeni të korruptuar dhe nuk keni nevojë për para. Po ju zonja ministre keni nevojë për rritje rroge. A është normale që këshilltari juaj të paguhet më shumë se ju?
Këtij argumenti u janë bashkuar edhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Ekonomisë. Arbër Agalliu, Deputet i PD:“Duhet te ruhet hierarkia. Propozimi im është duhet te ruajmë dinjitetin e çdo individi për të mos e shpërberë aparatin shtetëror.
Edmond Spaho, Deputet i PD: “Ka që në 2025 që paga e deputetit nuk indeksohet.”
Por pavarësisht diskutimeve, ministrja i ka qëndruar variantit se rritja e pagave për këtë kategori, do të ndërmerret pas përfundimit të reformës në të gjithë administratën. Për punonjësit e administratës publike rritja e pagave nis efektet nga 1 Prilli 2023.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shirat përmirësojnë situatën energjetike - Në 3 muajt e parë, prodhimi u rrit 38.3%. Humbjet në rrjet pësuan rënie
Situata e prodhimit të energjisë elektrike në vend paraqitet pozitive në 3-mujorin e parë të vitit, për shkak të rritjes së gjenerimit si pasojë e situatës së......

10 termocentralet më ndotës në Europë!
10 emetuesit kryesorë të karbonit në Europë vitin e kaluar ishin të gjitha termocentrale me qymyr, sipas analizave të reja nga grupi i ekspertëve energjetik......

Ndryshime ligjore për nomadët digjital në Shqipëri – Përjashtohen nga taksimi për 1 vit dhe pajisen me leje unike
Nomadët digjitalë kanë tashmë një terren të sigurt ligjor për mbarëvajtjen e punës së tyre në Shqipëri. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në......

Ibrahimaj dhe Kumbaro, takim me institucionet përgjegjëse për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike!
Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe pjesëmarrjen e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u zhvillua sot......

OBSH paralajmëron kundër rreziqeve afatgjata shëndetësore të ëmbëltuesve artificialë!
Zëvendësuesit e sheqerit si stevia, aspartame dhe sukraloza nuk i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë në afat të gjatë dhe në vend të kësaj mund të paraqesin......

Eksploroni Francën për 1 euro - Si ta shihni të gjithë vendin me kosto të ulët këtë verë?!
Shërbimi i trenave me kosto të ulët Ouigo po shet bileta për vetëm 1 euro më 23 maj. Shitja 24-orëshe do të jetë e disponueshme në Ouigo Train Classique -......

Kur konsiderohesh i varfër në Gjermani? - “Nëse të ardhurat mujore janë nën 1200 euro neto”
Një vit më parë, varfëria dhe bashkë me të izolimi social kërcënuan një të pestën e qytetarëve gjermanë. Kjo është rreth 17.3 milionë njerëz, ose 20.9 për qind......

Turqia, gati ‘Qendrën e Gazit’ për Europën - Do të jetë aktive brenda një viti. Kapaciteti 40 mld metër kub
Qendra e gazit për Europën është gati. Ministria turke e energjisë deklaroi se nëpërmjet saj Europa do të furnizohet me energji brenda vitit. Sipas......