Ibrahimaj dhe Kumbaro, takim me institucionet përgjegjëse për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike!

Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe pjesëmarrjen e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u zhvillua sot një takim me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në vend.
Sipas njoftimit palët diskutuan mbi rikoordinimin e punës sensibilizuese dhe zbatimit të përgjegjësive të secilit institucion, për vijimin e kontrolleve në terren për ndalimin e përdorimit dhe tregtimit të qeseve plastike, si dhe të marrjes së masave të parashikuara ligjore në rastet kur konstatohet mos zbatimit i ligjit.
Ibrahimaj, kërkoi që institucionet përgjegjëse të angazhohen seriozisht gjatë periudhës në vijim në përcaktimin e planeve të punës dhe kontrolleve në terren, në mënyrë që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore për ndalimin e përdorimit, tregtimit dhe hyrjes në vendin tonë të qeseve plastike.
Ndërsa Kumbaro, pohoi faktin se fushata sensibilizuese e ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore që ndalonin përdorimin e qeseve plastike dha efekte pozitive në treg por theksoi gjithashtu rëndësinë e vijimit të punës dhe kontrolleve në terren, në mënyrë që të mos lejohen abuzimet dhe të zbatohen detyrimet ligjore sa i përket ndalimit të përdorimit të qeseve plastike.
Sipas njoftimit për media Urdhri i Kryeministrit parashikon disa përgjegjësi dhe detyrime të një sërë institucioneve, si Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, apo edhe njësitë e vetëqeverisje vendore përmes policisë bashkiake, për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit apo futjes në vend të qeseve plastike mbajtëse si dhe të qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme dhe oxo-biodegradueshme.
‘Gjatë periudhës në vijim, të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces do të koordinojnë punën mes tyre dhe do të fokusohen në ushtrimin e kontrolleve dhe inspektimeve, në mënyrë që të garantohet zbatimi i ligjit sa i përket qeseve plastike,’ thuhet në njoftim.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

OBSH paralajmëron kundër rreziqeve afatgjata shëndetësore të ëmbëltuesve artificialë!
Zëvendësuesit e sheqerit si stevia, aspartame dhe sukraloza nuk i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë në afat të gjatë dhe në vend të kësaj mund të paraqesin......

Eksploroni Francën për 1 euro - Si ta shihni të gjithë vendin me kosto të ulët këtë verë?!
Shërbimi i trenave me kosto të ulët Ouigo po shet bileta për vetëm 1 euro më 23 maj. Shitja 24-orëshe do të jetë e disponueshme në Ouigo Train Classique -......

Kur konsiderohesh i varfër në Gjermani? - “Nëse të ardhurat mujore janë nën 1200 euro neto”
Një vit më parë, varfëria dhe bashkë me të izolimi social kërcënuan një të pestën e qytetarëve gjermanë. Kjo është rreth 17.3 milionë njerëz, ose 20.9 për qind......

Turqia, gati ‘Qendrën e Gazit’ për Europën - Do të jetë aktive brenda një viti. Kapaciteti 40 mld metër kub
Qendra e gazit për Europën është gati. Ministria turke e energjisë deklaroi se nëpërmjet saj Europa do të furnizohet me energji brenda vitit. Sipas......

Kryqëzori festiv mbërrin në Dubrovnik - Udhëtimi kushton deri në 6 mijë euro në ditë
Anija turistike e kompanisë Azamara, në të cilën udhëtojnë vetëm persona që duan të festojnë, është ankoruar përballë Lokrum, i cili ndodhet afër......

Problemi i gazit, Europa pret një dimër të vështirë - Rritja e kërkesës nga Kina mund ta vështirësojë situatën
Europa ka bërë një punë të mirë për të reduktuar varësinë e saj nga nafta dhe gazi rus si dhe për të lehtësuar krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në......

Qeveria në Malin e Zi paralajmëron një sezon rekord turistik - Çmimet janë rritur deri në 30 %
Qeveria në Malin e Zi ka muaj që paralajmëron një sezon rekord turistik. Asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë turistë në parasezon, përsërisin ata,......

Irlanda etiketon pijet alkoolike - Lajmërime për rreziqet që sjellin për shëndetin
Ligji i parë në botë për etiketimin e shëndetit për alkoolin është prezantuar në Irlandë. Siç u theksua, etiketat paralajmëruese do të jenë të barabarta me ato......