Europa Postuar më 23 Maj 2023, 11:59

Kryqëzori festiv mbërrin në Dubrovnik - Udhëtimi kushton deri në 6 mijë euro në ditë

Nga SCAN TV
Kryqëzori festiv mbërrin në Dubrovnik - Udhëtimi kushton

Anija turistike e kompanisë Azamara, në të cilën udhëtojnë vetëm persona që duan të festojnë, është ankoruar përballë Lokrum, i cili ndodhet afër Dubrovnikut.

Ky udhëtim organizohet nga agjencia meksikane Original Group, e cila ka edhe resort vetëm për festa. Kjo agjenci shprehet se Dubrovniku është ideal për të gjithë ata që janë në kërkim të parajsës në tokë. Anija e lundrimit më pas do të ankorohet në Kotorr dhe më pas në Shibenik, dhe më pas do të niset drejt brigjeve italiane.

Ajo është e pajisur me dhoma luksoze, restorante, bare, kazino, qendra spa dhe fitnesi si dhe dhoma të veçanta ku organizohen festa specifike. Gjithashtu është e mundur të punësosh një fotograf.

Pas mesnate, muzika duhet të reduktohet dhe të respektohen rregullat e vendit ku është ankoruar. Çmimi i këtij udhëtimi varion nga 1700 deri në 6000 euro për person në ditë, në varësi të pajisjeve të kabinës.

Kjo nuk është hera e parë që në Dubrovnik mbërrin një anije e tillë, pasi që nga viti 2017 këtu kanë ndaluar 700 të tilla. Pasagjerët shprehen se një nga faktorët që i ka tërhequr është se në këtë kryqëzor nuk pranohen fëmijë, dhe banorët e vendeve ku ndalojnë janë shumë miqësorë

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat