Bota Postuar më 23 Maj 2023, 10:03

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD për fuçi - Parashikohet rritje e kërkesës në SHBA, gjatë sezonit të pushimeve verore

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD për fuçi - Parashikohet

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët presin një rritje të kërkesës, sidomos në SHBA, për shkak se së shpejti fillon edhe sezoni i pushimeve, ku konsumi i karburanteve është më e lartë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi.

Në datën 29 maj, festohet Dita Përkujtimore në SHBA, që shënon zyrtarisht edhe fillimin e sezonit të pushimeve verore. Ndërkohë, ulja e kuotave të prodhimit të naftës nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe nga aleatët e tjerë, që ndryshe njihen si OPEC+, ka hyrë në fuqi këtë muaj, një arsye më tepër për të besuar se çmimet do të qëndrojnë të larta.

Edhe investitorët në tregun e naftës janë të fokusuar te bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA, që aktualisht është në 31.4 trilionë dollarë. Një falimentim i mundshëm do të shkaktonte probleme të mëdha në tregjet financiare dhe një rritje të interesave. Megjithatë, palët kanë shprehur angazhimin për arritjen e një marrëveshje deri më 1 qershor.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 23 Maj

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 102.5 lekë dhe shitet me 103.4 lekë duke regjistruar kështu një rikuperim të ndejshëm të kuotës. Monedha europiane është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat