“Kontroll” parave që dalin jashtë vendit - 31 Maji, afati i fundit i deklarimit të llogarive të dyshimta nga bankat

Të gjitha institucionet financiare në vend kanë afat deri më 31 Maj 2023, për të raportuar pranë Administratës Tatimore llogaritë e konsideruara si të raportueshme. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton institucionet financiare shqiptare detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare”. Duke filluar nga 11.03.2020, kur hyri në fuqi ky Ligj, të gjitha Institucionet Financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruara të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij Ligji (raportimi pranë DPT për llogaritë e konsideruara si të raportueshme, sipas standardit CRS – Common Reporting Standard)
Për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit, autoritet tatimore, në bashkëpunim me vendet e G20 dhe OECD, krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin Automatik të Informacionit (AEOI). CRS për AEOI kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive të cilët janë rezidentë të shteteve të tjera. Një informacioni i tillë duhet të transmetohet "automatikisht" për çdo vit. Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbledh të dhënat nga institucionet financiare dhe e shkëmben atë automatikisht me 130 vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes. Mosdorëzimi në afat i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar, ndëshkohet me 10 mijë lekë gjobë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndryshimet klimatike do ta bëjë më të vështirë gjumin: Cilat rajone do të preken më shumë?!
Një studim i ri tregon se temperaturat më të ngrohta rrisin rrezikun e gjumit të pamjaftueshëm. Ndërsa ngrohja globale përkeqësohet, kështu do të bëhet edhe......

Qeveria gjermane ndryshon afatin e marrjes së nënshtetësisë për emigrantët!
Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet por tashmë do të......

Pa fitues, blerja afatgjatë e energjisë - Tenderi i KESH/ Shkak çmimi i lartë i ofertuar, në garë morën pjesë 3 kompani
Është mbyllur pa fitues procedura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen afatgjatë të energjisë. Sipas të dhënave, të vëna në dispozicion nga......

Sekretarja britanike Suella Braverman në telashe për skandalin e shpejtësisë – Laburistët: Ministrja ka thyer rregullat e kodit ministror
Sekretarja britanike e Brendshme, Suella Braverman, është në telashe edhe më të mëdha politike, pasi dyshohet se po përpiqet të marrë trajtim preferencial ndaj......

Gjobë rekord për kompaninë mëmë të Facebook – 1.2 miliardë euro për transferimet evropiane të të dhënave
Meta, kompania mëmë e Facebook, është gjobitur me një rekord prej 1.2 miliardë eurosh nga rregullatori irlandez i të dhënave për shkeljen e rregullave të BE-së......

Bie inflacioni i importuar, përse s’ulen çmimet në Shqipëri - Inflacioni bazë, i cili matet mbi 69.2% të shportës së IÇK-së, në vlerën 8% për 2023
Inflacioni në vend shënoi një vlerë mesatare prej 6.5% në tremujorin e parë të vitit 2023, vlerë shumë e lartë duke parë rënien e ndjeshme të inflacionit të......

Cilat shtete i “braktisën” produktet shqiptare? - Forcimi i lekut, Kosova, Gjermania, RMV dhe Kina vendet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill
Zhvlerësimi i ndjeshëm i monedhës së përbashkët europiane kundrejt lekut vendas gjatë muajve të fundit, si dhe paralajmërimet e prodhuesve dhe eksportuesve për......

Përmbytjet në Itali: 8 miliard euro dëme materiale - Qeveria gati një plan të dytë ‘Marshall’, si pas lufte
Një plan i dytë Marshall në Itali. Në tokat e Emilia-Romagna të shkatërruara nga përmbytjet duhet një ndërhyrje e përmasave të tilla. Njësoj si pas luftës,......