Pa fitues, blerja afatgjatë e energjisë - Tenderi i KESH/ Shkak çmimi i lartë i ofertuar, në garë morën pjesë 3 kompani

Është mbyllur pa fitues procedura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen afatgjatë të energjisë. Sipas të dhënave, të vëna në dispozicion nga KESH për TV SCAN, gara është zhvilluar me marrjen e disa ofertave, por çmimet e larta të ofruara prej tyre nuk i kanë klasifikuar si fituese. Në lotin 1, që parashikonte blerjen e energjisë për një periudhë 3-vjeçare, dorëzuan ofertat e tyre 3 kompani. Shqiptarja GSA ofertoi çmimin prej 188.68 Euro/ mWh, EFT AG e Zvicrës 169.77 euro/ mWh, ndërsa kompania rumune Energy Distribution Services (EDS) ofertoi çmimin prej 250 Eur/mWh.
Ndërkaq, sa i takon lotit 2, që përfshinte blerjen e energjisë për një periudhë 5-vjeçare u dorëzuan 2 oferta nga të njëjtat kompani të huaja. Kompania zvicerane ofertoi 155.77 Euro/mWh, ndërsa ajo rumune 250 euro/mWh. Ndërkaq, interes shfaqën edhe 2 komapni të tjera, por ato nuk e kaluan fazën e parakualifikimit. Gara për blerjen afatgjatë të energjisë u hap në mesin e muajit mars, ndërkohë që ajo ishte një praktikë e pazakontë për Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare, që i kryen procedurat e blerjeve, kryesisht me baza ditore.
Gjithsesi, ndërmarrja e saj në këtë kohë është kritikuar nga ekspertët për shkak të paqëndrueshmërisë së çmimeve në tregje, por edhe mundësive të zhvillimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, që tashmë ka nisur operimet. Vetë KESH e argumentoi hapjen e procedurës me detyrimin për të përmbushur të gjithë konsumin e brendshëm për tensionin e ulët dhe të mesëm.
OFERTAT PËR BLERJEN 3-VJEÇARE TË ENERGJISË
GSA sh.a., Shqipëri 188.68 Eur/mWh
EFT AG, Zvicër 169.77 Eur/mWh
ENERGY DISTRIBUTION SERVICES SRL, Rumani 250 Eur/mWh
OFERTAT PËR BLERJEN 5-VJEÇARE TË ENERGJISË
EFT AG, Zvicër 155.77 Eur/mWh
ENERGY DISTRIBUTION SERVICES SRL, Rumani 250 Eur/mWh
Ola Mitre / SCAN

Sekretarja britanike Suella Braverman në telashe për skandalin e shpejtësisë – Laburistët: Ministrja ka thyer rregullat e kodit ministror
Sekretarja britanike e Brendshme, Suella Braverman, është në telashe edhe më të mëdha politike, pasi dyshohet se po përpiqet të marrë trajtim preferencial ndaj......

Gjobë rekord për kompaninë mëmë të Facebook – 1.2 miliardë euro për transferimet evropiane të të dhënave
Meta, kompania mëmë e Facebook, është gjobitur me një rekord prej 1.2 miliardë eurosh nga rregullatori irlandez i të dhënave për shkeljen e rregullave të BE-së......

Bie inflacioni i importuar, përse s’ulen çmimet në Shqipëri - Inflacioni bazë, i cili matet mbi 69.2% të shportës së IÇK-së, në vlerën 8% për 2023
Inflacioni në vend shënoi një vlerë mesatare prej 6.5% në tremujorin e parë të vitit 2023, vlerë shumë e lartë duke parë rënien e ndjeshme të inflacionit të......

Cilat shtete i “braktisën” produktet shqiptare? - Forcimi i lekut, Kosova, Gjermania, RMV dhe Kina vendet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill
Zhvlerësimi i ndjeshëm i monedhës së përbashkët europiane kundrejt lekut vendas gjatë muajve të fundit, si dhe paralajmërimet e prodhuesve dhe eksportuesve për......

Përmbytjet në Itali: 8 miliard euro dëme materiale - Qeveria gati një plan të dytë ‘Marshall’, si pas lufte
Një plan i dytë Marshall në Itali. Në tokat e Emilia-Romagna të shkatërruara nga përmbytjet duhet një ndërhyrje e përmasave të tilla. Njësoj si pas luftës,......

Hapen 2 tenderë për korridorin 8 - ARRSH: Fondi limit, 133.1 lekë. Ja gjurma ku parashikohet të kalojnë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 procedura tenderuese për projektimin e 2 akseve rrugore që do të jenë pjesë e Korridorit 8. Aksi i parë është Elbasan –......

2023, sa u rrit paraja në qarkullim jashtë bankave - Nga janari i vitit 2022, volumi i parasë jashtë sistemit në rritje me rreth 25 miliardë lekë
Pas një tendencë rënëse në muajt shkurt e mars, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar i është ritkhyer prirjes rritëse për të arritur kulmin në prill,......

INSTAT hap thirrjen për 7 mijë vende të lira pune - Censusi 2023, kërkohen kontrollorë, mbikqyrës e anketues. Paga 430-540 euro/muaj
Instituti i Statistikave ka hapur thirrjen për rekrutimin e më shumë se 7 mijë personave që do të angazhohen në procesin e realizimit të Censit të Popullsisë......