Shqipëria Postuar më 22 Maj 2023, 14:31

Hapen 2 tenderë për korridorin 8 - ARRSH: Fondi limit, 133.1 lekë. Ja gjurma ku parashikohet të kalojnë

Nga SCAN TV
Hapen 2 tenderë për korridorin 8 - ARRSH: Fondi limit, 133.1

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 procedura tenderuese për projektimin e 2 akseve rrugore që do të jenë pjesë e Korridorit 8. Aksi i parë është Elbasan – Lekaj, me një fond limit prej 83.1 mln lekë, pa TVSH. Ndërkohë që, segmenti i dytë është ai që do të lidhë Bushtricën, me pikën doganore me Maqedoninë e Veriut, me një fond limit prej 50 mln lekësh. Referuar dokumenteve të tenderit, segmenti Elbasan – Lekaj pritet të ketë një gjatësi prej rreth 40 km.

Kompania projektuese do të duhet të planifikojë lidhjen e tij me bypassin e Elbasanit, që gjithashtu është në fazë projektimim, ndërsa aksi i ri duhet të përfundojë në Lekaj, ku do të kryqëzohet me korridorin Adriatiko – Jonian. ARRSH e argumenton nevojën e projektimit të këtij segmenti të ri me ndërtimet dhe urbanizmin e shpejtë e të pakontrollar në disa raste, që iu bë aksit ekzistues që është bypass-i i Rrogozhinës. Ndërkaq, sa i takon segmentit tjetër, ai parashikohet të nisë në afërsi të urës hekurudhore të Bushtricës e të përufndojë në pikën e re doganore me Maqedoninë e Veriut.

Në dokumente, thuhet se kjo pikë nuk është përcaktuar përfundimisht, por sipas informacioneve të fundit të bëra publike, kjo pikë do të jetë në zonën e Rajcë Skënderbeut. Sipas dokumenteve të tenderit, rruga aktuale ka shumë qendra të banuara me ndërtime të shumta në afërsi të saj, ndërkohë që gjerësia si dhe kryqëzimet e shumta nuk përmbushin standardet bashkëkohore teknike dhe të sigurisë për përballimin e fluksit në rritje të lëvizjes së mjeteve. Si alternative, propozohet që të studiohet mundësia e kalimit të rrugës së re nëpër luginën e Lumit Bushtricë.

Korridori VIII është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve, midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat