Në Greqi fitojnë konservatorët e Mitsotakis - Por vendi shkon sërish në zgjedhje në 25 qershor

Grekët rikonfirmuan besimin e tyre tek kryeministri aktual Kyriakos Mitsotakis, në krye të partisë konservatore të Demokracisë së re, e cila ka lënë shumë prapa opozitën, duke filluar nga Syriza. Një rezultat i qartë, dhe më i lartë në krahasim me protshmëritë e sondazheve, por që nuk arriti të krijojë një qeveri një partiake duke bërë të domsodoshëm një koalicion në këtë mënyrë.
Por burime të partisë bënë menjëherë të qartë se Mitsotakis do të heqë dorë nga një mandat eksplorues për të provuar sërish veten në 25 qershor me një sistem elektoral që do të mund t’i garantojë një mazhorancë më të sigurtë. Kreu i ekzekutivit grek deklaroi se rezultatet e votimeve ishin të qarta: mesazhi ishte që Demokracia e Re është e pavarur. Ai këmbënguli se në zgjedhjet në fund të qershorit dëshira e qytetarëve për një pavarësi të partisë së tij do të konfirmohet dhe nga ana matematikore
Sipas të dhënave zyrtare partia e Mitsotakis ka marrë 41% të votave, ndërsa rivali kryesor Syriza e ish kryeministrit Alexis Tsipras ndaloi në 20%. Pas tyre partia socialiste e Pasok me 11% të votave, ndërsa grupimi i ish ministrit të financave Janis Varufakis, me 2.4% rrezikon që të mos hyjë në parlament.
Mitsotakis i cili ka marrë menjëherë përgëzimet e Tsipras për fitoren, nuk ka arritur mazgorancën absolute në parlament, pra 300 deputetë. Dhe nëse në këtë pikë sipas kushtetutës greke duhet të fillojnë negociatat për krijimin e një koalicioni qeverisës, kreu i konservatorëve bëri të qartë se nik e do një gjë të tillë, për të shmangur presionet nga partitë e tjera. Zgjedhjet e reja do të mbahen me një sistem të ndryshëm elektoral, të miratuar pikërisht gjatë qeverisë së Demokracisë së Re, që i jep një bonus deputetësh, deri në 50 maksimumi, partisë fituese.
Mitsotakis, i zgjedhur për herë të parë në 2019 – ën, gjatë katër viteve të qeverisjes së tij ka arritur të ruajë nivelin e popullaritetit, dhe pas skandalit të përgjimeve të politikanëve dhe gazetarëve që shpërtheu verën e kaluar, dhe tragjedisë hekurudhore të shkurtit ku mbetën të vrarë 57 persona.
I diplomuar në Harvard, me një të kaluar si analist ekonomik në “Chase Bank” të Londrës, Mitsotakis, 55 vjec, i përket një dinastie jetëgjatë të politikës greke: babai i tij ka qenë kryeministër, ndërsa nipi i tij është kryebashkiaku aktual i Athinës. Gjatë fushatës elektorale, Mitsotakis u prezantua si figura e sigurtë që shoqëroi vendin jashtë krizës së dhimbshme të borxhit: vitin e kaluar Greqia doli nga programi i monitorimit ekonomik të Bashkimit Europian dhe regjistroi një rritje ekonomike prek 5.9%. Motoja elektorale e Demokracisë së Re, “Do të kthehemi prapa, apo do të vazhdojmë përpara?”, që i referohej qeverisë së Tsipras i zgjedhur në kulmin e krizës së borxhit në 2015-ën, la shenjë tek votuesit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Energjia diellore dhe era ulin çmimet - Kushtet e favorshme të motit një shtysë e rëndësishme
Kushtet e favorshme të motit për burimet e rinovueshme të energjisë po rrisin aktualisht edhe përqindjet e energjisë elektrike nga burimet për energjinë e......

Para të gatshme, kartë krediti ose kripto: Cila është mënyra më e mirë për të paguar gjatë pushimeve?
Duke u nisur jashtë vendit? Ja se si të zgjidhni opsionin më të mirë të pagesës për udhëtimin tuaj. Renditja e parave të udhëtimit shpesh përfshin një......

Dita Botërore e Bletëve, ministrja Krifca: Mbështetje për rreth 2 681 bletarë në vitin 2022
Qeveria ka rritur mbështetjen për zhvillimin e bletarisë, si një sektor potencial në zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë rurale. Në Ditën Ndërkombëtare të......

Nafta e nis javën në rënie me rreth 1% - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie të ndjeshme në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak të shqetësimeve mbi bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - “Ngecin” bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA
Tregu monetar e ka nisur në qëndrueshmëri këtë javë, pas ngërçit në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe komenteve të shefit të Rezervës......

Bursat ndryshime minimale, mbizotëron kujdesi - Në fokus të investitorëve, bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në......

Si u bë franga shqiptare në vitet ’30 monedha më e fuqishme e Europës?! Kolapsi global i Kursit të Këmbimit që prodhoi 'paradoks' në vendin më të varfër të Evropës
Nga Kreshnik KUÇAJ Gjatë Depresionit të Madh që pasoi kolapsin e Wall Street, ndër të tjera, bota u prek edhe nga kolapsi i sistemit monetar ndërkombëtar.......

Kina kalon Japoninë si eksportuesi kryesor i makinave në botë!
Kina thotë se është bërë eksportuesi më i madh në botë i makinave pasi ka kaluar Japoninë në tre muajt e parë të vitit. Shifrat zyrtare të publikuara javën e......