Kina kalon Japoninë si eksportuesi kryesor i makinave në botë!

Kina thotë se është bërë eksportuesi më i madh në botë i makinave pasi ka kaluar Japoninë në tre muajt e parë të vitit. Shifrat zyrtare të publikuara javën e kaluar tregojnë se Kina eksportoi 1.07 milionë automjete në këtë periudhë, 58% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të 2022.
Në të njëjtën kohë, eksportet e automjeteve të Japonisë qëndruan në 954,185, pasi u rritën me 6% nga një vit më parë. Eksportet e Kinës u rritën nga kërkesa për makina elektrike dhe shitjet në Rusi.
Vitin e kaluar, Kina kaloi Gjermaninë duke u bërë eksportuesi i dytë më i madh i makinave në botë. Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës, Kina eksportoi 3.2 milionë automjete në vitin 2022, krahasuar me 2.6 milionë eksporte të automjeteve të Gjermanisë.
Zhvendosja nga karburantet fosile ka ndihmuar në rritjen e industrisë motorike të Kinës. Eksportet e tremujorit të parë të automjeteve me energji të reja (NEV), ku përfshihen makinat elektrike, u rritën me më shumë se 90%, krahasuar me një vit më parë.
Krahu i Tesla-s në Kinë, SAIC - pronari i markës MG - dhe BYD, i cili mbështetet nga investitori veteran amerikan Warren Buffett, janë ndër eksportuesit kryesorë të Kinës të NEV-ve. Prodhuesi i makinave elektrike të Elon Musk ka një fabrikë të madhe prodhimi në Shangai, e cila eksporton në rajone duke përfshirë Japoninë dhe Europën.
'Gigafactory' e Tesla-s aktualisht është në gjendje të prodhojë 1.25 milionë automjete në vit dhe kompania po planifikon të rrisë më tej kapacitetin. Muajin e kaluar, ajo filloi të prodhojë automjete sportive Model Y për eksport në Kanada.
Kina ka parë gjithashtu rritje të eksporteve në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi vendet perëndimore vendosën sanksione tregtare ndaj Moskës.
Vitin e kaluar, prodhuesit kinezë të makinave - duke përfshirë Geely, Chery dhe Great Wall - panë pjesën e tyre të tregut në Rusi të rritej pasi rivalët duke përfshirë Volkswagen dhe Toyota u larguan nga vendi pas pushtimit të Ukrainës.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Sunak në takimin e G7: Sanksionet e reja do të sigurojnë që Rusia të paguajë një çmim!
Rishi Sunak ka thënë se dëshiron të sigurojë që "Rusia të paguajë një çmim" për luftën në Ukrainë, pas shpalljes së sanksioneve të reja që synojnë eksportet......

Drejt realizimit mega fabrika prej shumë miliardë paund në Britani! - Do të krijojë deri në 9 mijë vende pune
Një marrëveshje për të ndërtuar një fabrikë të baterive të makinave elektrike prej shumë miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se është afër......

Tavani i borxhit: Opsioni më i mirë për një rregullim është më pak i preferuari i Wall Street!
Wall Street duket se po fle përmes krizës së fundit të tavanit të borxhit të Uashingtonit. Më shumë se 70% e të anketuarve në sondazhin më të fundit të......

Raporti: Kina zotëron çdo aspekt të prodhimit të makinave elektrike!
Ndërsa bota gradualisht kalon në përdorimin e gjerë të automjeteve elektrike me bateri, janë qindra miliarda dollarë në rrezik për prodhuesit e automjeteve, si......

Pikë e re grumbullimi në Kosmaç, Krifca: Lehtësi fermerëve, prodhojnë 4000 tonë perime në vit
Politikat mbështetëse për prodhimin bujqësor dhe ngritjen e pikave të grumbullimit, po fuqizojnë zinxhirin e vlerës dhe kanë ulur raportin e eksport-importeve......

Turizmi "zgjeron" rritjen në mars - Rreth 40% më shumë vizitorë të huaj se vitin e kaluar në hotele
Strukturat akomoduese paraqiten me ndryshime pozitive edhe për muajin mars të këtij viti referuar të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Sipas......

Italia po planifikon një fond sovran mes një epoke të re të interesit kombëtar!
Italia po ecën përpara me një fond sovran për të mbështetur pjesët kritike të ekonomisë së saj, mes një shtytje më të gjerë nga disa vende europiane për të......

Eksporte rekord të naftës nga Rusia në prill - Kina dhe India janë përfituesit kryesorë
Rusia jo vetëm që nuk e zbatoi kërcënimin e saj për të reduktuar prodhimin e naftës në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore, por rriti në mënyrë......