Turizmi "zgjeron" rritjen në mars - Rreth 40% më shumë vizitorë të huaj se vitin e kaluar në hotele

Strukturat akomoduese paraqiten me ndryshime pozitive edhe për muajin mars të këtij viti referuar të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Sipas shifrave është rritur si numri i vizitorëve ashtu edhe numri i netë qëndrimeve, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Në mars janë regjistruar gjithsej 79,164 vizitorë. Kjo shifër është jo vetëm më e lartë se marsi i vitit 2022 dhe 2021, por ka tejkaluar edhe marsin e vitit 2019-të dhe 2018-të, i cili regjistronte rreth 49 mijë vizitorë gjithsej. Po t’i analizojmë sipas tipologjisë së tyre, numri i turistëve vendas për muajin mars ka shënuar rritje me 15.9%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 39 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në rreth 40.4 mijë dhe rritja vjetore është 46.6%. Në total, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 29.8%, në krahasim me të njejtin muaj të një viti më parë.
Numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 36.1%, krahasuar me marsin e një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rritje deri në 25.8%. Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin mars të vitit 2023 është regjistruar në 154,010, ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar 65,342 netë qëndrime nga vizitorë të vendas, të cilat janë rritur me 25.8% dhe 88,665 netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rritur me 44.9%. Shifrat që nga viti 2018-të tregojnë se numri i netë qëndrimeve për marsin e këtij viti ka prekur rekord, krahasuar me të njejtin muaj të 6-të viteve më parë.
Xhorxhina Deda/ SCANSondazh

Italia po planifikon një fond sovran mes një epoke të re të interesit kombëtar!
Italia po ecën përpara me një fond sovran për të mbështetur pjesët kritike të ekonomisë së saj, mes një shtytje më të gjerë nga disa vende europiane për të......

Eksporte rekord të naftës nga Rusia në prill - Kina dhe India janë përfituesit kryesorë
Rusia jo vetëm që nuk e zbatoi kërcënimin e saj për të reduktuar prodhimin e naftës në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore, por rriti në mënyrë......

Nga optimizmi në realizëm - Përbërësit kryesorë për rimëkëmbjen globale nuk funksionojnë si pritej
Ekonomia globale po tregon shenja të reja ngadalësimi pasi rimëkëmbja e Kinës pas koronavirusit duket se po lëkundet, ndërsa sektori industrial i Gjermanisë po......

Edhe katër kompani private në bursën e energjisë - Shkon në 9 numri i subjekteve të listuar në ALPEX
Pas 5 kompanive publike të energjisë, 4 kompani private janë anëtarësuar në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke e çuar në 9 numrin e subjekte të......

Kina dominon “betejën” e baterive - Kontroll të plotë mbi mineralet e rralla, paraprin ndërtimin e fabrikave
Deri më tani, fituesi i vetëm në garën e baterive të makinave është Kina. Megjithëse ekonomitë perëndimore kanë investuar miliarda, Kina kryeson rrugën në......

37 mijë shqiptarë në skemat e pensioneve private - Tremujori i parë 2023, arrin në 5,9 miliardë lekë totali i investimeve të qytetarëve
Për herë të parë në vitin 2023, numri i qytetarëve shqiptarë që u janë drejtuar skemave të pensioneve private ka kaluar shifrën 37 mijë, ndërkohë që rritje......

Zgjerohet hendeku mes vendeve të pasura e të varfëra - Pandemia dhe rritja e kostos së jetesës, arsyet kryesore
Sa para’ duhen për t'u konsideruar me të vërtetë i pasur ? Përgjigja varet nga vendi ku jeton. Që dikush të hyjë në 1% të njerëzve më të pasur në Monako,......

Sa na “kushtoi” pastrimi dhe gjelbërimi? - Qytetarët paguan më shumë në 2022-shin
Të ardhurat e bashkive nga shërbimet publike vendore siç pastrimi dhe gjelbërimi, zënë peshën kryesore sa i takon të hyrave totale të mbledhura nga tarifat......