Europa Postuar më 22 Maj 2023, 09:58

Bursat ndryshime minimale, mbizotëron kujdesi - Në fokus të investitorëve, bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA

Nga SCAN TV
Bursat ndryshime minimale, mbizotëron kujdesi - Në fokus të

Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie të lehtë me 0.1%, ndërsa sektori i shëndetësisë kryeson fitimet, në rritje me rreth 0.5%.

Të premten e kaluar, negociatorët për tavanin e borxhit në SHBA dështuan në arritjen e një marrëveshje dhe bisedimet e nivelit të lartë pritet të rifillojnë ditën e sotme. Të dielën, Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, deklaroi se nevojiten të ndërmerren zgjedhje të vështira, për të shmangur falimentimin në pagesat e borxhit, që do të ishte shkatërrimtar për ekonominë.

Palët duhet të arrijnë një marrëveshje deri në 1 qershor. Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit realizuan fitime. Investitorët po presin fitimet tremujore të korporatave dhe besimin konsumator në Eurozonë për muajin maj.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat