Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - “Ngecin” bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA

Tregu monetar e ka nisur në qëndrueshmëri këtë javë, pas ngërçit në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe komenteve të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell për të ngadalësuar hapin e rritjes së interesave. Euro po këmbehet në rreth 1.08 dollarë, shumë pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit. Tashmë, investitorët po presin takimin mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe Spikerit të Dhomës së Përfaqësuesve, republikanit Kevin McCarthy, të cilët do të diskutojnë detajet e fundit për rritjen e tavanit të borxhit.
Negociatat mes të dyja palëve u ndërprenë të premten, me negociatorët republikanë që u larguan nga takimi. Megjithëse bisedimet filluan sërish, asnjëra nga palët nuk përmendi ndonjë progres. Ndërkohë, presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, deklaroi të premten në një konferencë në Uashington se shtrëngimi i kushteve të kreditimit mund të nënkuptojë se nuk ka nevojë për të rritur më tej normat e interesit.
Megjithatë, Powell përsëriti se vendimet do të merren takim pas takimi. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103, ndërsa javën e kaluar u rrit deri në 103.6, niveli më i lartë që nga 20 marsi. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 26,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1810 dollarë.
SCAN

Bursat ndryshime minimale, mbizotëron kujdesi - Në fokus të investitorëve, bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në......

Si u bë franga shqiptare në vitet ’30 monedha më e fuqishme e Europës?! Kolapsi global i Kursit të Këmbimit që prodhoi 'paradoks' në vendin më të varfër të Evropës
Nga Kreshnik KUÇAJ Gjatë Depresionit të Madh që pasoi kolapsin e Wall Street, ndër të tjera, bota u prek edhe nga kolapsi i sistemit monetar ndërkombëtar.......

Kina kalon Japoninë si eksportuesi kryesor i makinave në botë!
Kina thotë se është bërë eksportuesi më i madh në botë i makinave pasi ka kaluar Japoninë në tre muajt e parë të vitit. Shifrat zyrtare të publikuara javën e......

Sunak në takimin e G7: Sanksionet e reja do të sigurojnë që Rusia të paguajë një çmim!
Rishi Sunak ka thënë se dëshiron të sigurojë që "Rusia të paguajë një çmim" për luftën në Ukrainë, pas shpalljes së sanksioneve të reja që synojnë eksportet......

Drejt realizimit mega fabrika prej shumë miliardë paund në Britani! - Do të krijojë deri në 9 mijë vende pune
Një marrëveshje për të ndërtuar një fabrikë të baterive të makinave elektrike prej shumë miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se është afër......

Tavani i borxhit: Opsioni më i mirë për një rregullim është më pak i preferuari i Wall Street!
Wall Street duket se po fle përmes krizës së fundit të tavanit të borxhit të Uashingtonit. Më shumë se 70% e të anketuarve në sondazhin më të fundit të......

Raporti: Kina zotëron çdo aspekt të prodhimit të makinave elektrike!
Ndërsa bota gradualisht kalon në përdorimin e gjerë të automjeteve elektrike me bateri, janë qindra miliarda dollarë në rrezik për prodhuesit e automjeteve, si......

Pikë e re grumbullimi në Kosmaç, Krifca: Lehtësi fermerëve, prodhojnë 4000 tonë perime në vit
Politikat mbështetëse për prodhimin bujqësor dhe ngritjen e pikave të grumbullimit, po fuqizojnë zinxhirin e vlerës dhe kanë ulur raportin e eksport-importeve......