Shqipëria Postuar më 22 Maj 2023, 14:27

Mallrat shqiptare humbasin terren në Kinë, SHBA e Gjermani - Eksportet shqiptare orientohen drejt vendeve më të afërta

Nga SCAN TV
Mallrat shqiptare humbasin terren në Kinë, SHBA e Gjermani - Eksportet

Tregtia e Shqipërisë është orientuar këtë vit drejt vendeve më të afërta. Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se Shqipëria ka rritur ndjeshëm eksportet drejt Greqisë, Spanjës, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa i ka ulur ndjeshëm eksportet drejt Kinës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga Instat, në periudhën janar-prill, Shqipëria ka eksportuar drejt Greqisë rreth 3.9 miliardë lekë mallra më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Drejt Spanjës, Shqipëria ka eksportuar 4.6 miliardë lekë më shumë, ndërsa në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut, ka eksportuar përkatësisht 1.6 miliardë lekë edhe 2 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërkohë, eksportet drejt Kinës janë përgjysmuar këtë vit duke rënë me 2.5 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Paralelisht, edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës eksportet kanë reënë ndjeshëm me 2.5 miliardë lekë më pak. Ndërsa me Gjermaninë, eksportet kanë rënie me 3.8 miliardë lekë.

Gjatë 4 muajve të parë të vitit, grupmallrat që kanë ndikuar më shumë në rënien e eksporteve janë materialet e ndërtimit dhe metalet, produktet kimike dhe plastike si dhe mineralet, lëndët djegëse e energjia elektrike. Një rol të rëndësishëm në këtë luhatje luan padyshim konjuktura e çmimeve dhe zhvlerësimi i monedhave ndërkombëtare.

Tabela

Eksportet në rritje

Greqi +3.9 miliardë lekë

Spanjë + 4.6 miliardë lekë

Kosovë +1.6 miliardë lekë

Maqedoni e Veriut +2 miliardë lekë

Eksportet në ulje

Kinë -2.5 miliardë lekë

SHBA -2.5 miliardë lekë

Gjermani -3.8 miliardë lekë

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat