Turizmi ul papunësinë në Greqi - Punësime të reja dhe rënie e pushimeve nga puna

Të dhënat e papunësisë së regjistruar në baza mujore nga Shërbimi Publik i Punësimit në Greqi tregojnë për rekrutime masive , kryesisht në sektorët e turizmit dhe ushqimit, por edhe një ulje e ndjeshme e pushimeve nga puna gjatë muajit të kaluar prill. Fillimi i lëvizjes turistike duket se është shoqëruar me punësime të konsiderueshme. Të papunët u ulën në 927.793, duke shënuar një rënie prej 7.1% (70529 të papunë më pak) krahasuar me muajin korrespondues të vitit të kaluar. Ulja arrin në 107787 persona (-10.4%), nëse krahasimi bëhet me muajin paraardhës, mars. Megjithatë, siç vlerësojnë zyrtarët e sektorit, ka pasur edhe ulje drastike të numrit të të papunëve, pra më pak pushime nga puna. Kështu shpjegohet ulja e madhe e të papunëve të subvencionuar, sidomos atyre që ishin të punësuar në sektorë me natyrë sezonale.
Kështu, në muajin prill të papunët e subvencionuar ishin vetëm 55.438, një numër ky i reduktuar me 139.927 krahasuar me një muaj më parë (-71.6%), por edhe me 92.627 ( - 62.6%) krahasuar me prillin 2022. Kjo ka sjellë si pasojë rënien e të papunëve të subvencionuar, shumë më poshtë se 10% e totalit të të papunëve dhe konkretisht përbën vetëm 5.9% të të regjistruarve. Në fakt, të dhënat tregojnë se vetëm 14.749 të papunë të subvencionuar vijnë nga sektori i turizmit (26.6% e totalit), një rënie prej 43.609 personash krahasuar me një muaj më parë, prill 2023.
Pavarësisht rënies së papunësisë, gati gjashtë në dhjetë persona të papunë kanë qenë jashtë tregut të punës për më shumë se 12 muaj.
Ky imazh jashtëzakonisht pozitiv i tregut të punës, me rekrutimet e shumta dhe reduktimin e largimeve nga puna, pritet të përmirësohet shumë më tepër, nisur nga të dhënat zyrtare, sipas të cilave më 16 maj numri i të papunëve të regjistruar kishte rënë në 858.321 persona.
Sa i përket të dhënave cilësore që rezultojnë nga papunësia e regjistruar, më të prekura mbeten femrat pasi ato arrijnë në 602.814, që korrespondon me një përqindje prej 65% krahasuar me 324.979 meshkuj (35.0%). Gjithashtu, 32.9% e të papunëve i përkasin grupmoshës 30 - 44 vjeç. Pothuajse gjysma e të papunëve të regjistruar, përkatësisht 47.4% ose 439.670 kanë të përfunduar arsimin e mesëm.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Turqia po ‘djeg’ rezervat valutore - Banka e Turqisë në mbështetje të lirës deri në zgjedhjet e rradhës
Banka e Turqisë përdor arsenalin e saj të plotë të masave jokonvencionale për të mbështetur lirën turke, në një kohë që raundi i dytë i zgjedhjeve......

Në Greqi fitojnë konservatorët e Mitsotakis - Por vendi shkon sërish në zgjedhje në 25 qershor
Grekët rikonfirmuan besimin e tyre tek kryeministri aktual Kyriakos Mitsotakis, në krye të partisë konservatore të Demokracisë së re, e cila ka lënë shumë......

Energjia diellore dhe era ulin çmimet - Kushtet e favorshme të motit një shtysë e rëndësishme
Kushtet e favorshme të motit për burimet e rinovueshme të energjisë po rrisin aktualisht edhe përqindjet e energjisë elektrike nga burimet për energjinë e......

Para të gatshme, kartë krediti ose kripto: Cila është mënyra më e mirë për të paguar gjatë pushimeve?
Duke u nisur jashtë vendit? Ja se si të zgjidhni opsionin më të mirë të pagesës për udhëtimin tuaj. Renditja e parave të udhëtimit shpesh përfshin një......

Dita Botërore e Bletëve, ministrja Krifca: Mbështetje për rreth 2 681 bletarë në vitin 2022
Qeveria ka rritur mbështetjen për zhvillimin e bletarisë, si një sektor potencial në zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë rurale. Në Ditën Ndërkombëtare të......

Nafta e nis javën në rënie me rreth 1% - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie të ndjeshme në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak të shqetësimeve mbi bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - “Ngecin” bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA
Tregu monetar e ka nisur në qëndrueshmëri këtë javë, pas ngërçit në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe komenteve të shefit të Rezervës......

Bursat ndryshime minimale, mbizotëron kujdesi - Në fokus të investitorëve, bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në......