Më pak të pasur në Londër - Pasuria totale e miliarderëve ra në terma realë

"Festa ka mbaruar" për të pasurit e Londrës, sipas ‘Sunday Times’ , pasi lista e saj e të pasurve për vitin 2023 tregon se numri i miliarderëve britanikë ra këtë vit për herë të parë që nga kriza financiare 2007 - 2008. Sipas listës, janë 171 miliarderë në Britani këtë vit, gjashtë më pak se vitin e kaluar. Pasuria e tyre e kombinuar u rrit me 30.734 paund në 683.856 miliardë paund, por në një kohë kur inflacioni në vend shkon në 4.5%, është e qartë se në terma realë, miliarderët e Londrës janë bërë disi më të varfër.
Ky është një ndryshim i rëndësishëm pas më shumë se një dekade, e cila ishte epoka e artë e pasurisë në Britani. Gjatë kësaj kohe, klubi i miliarderëve të vendit po zgjerohej dhe pasuria e tyre rritej gjithnjë e më shumë. Sipas analistëve por dhe vetë miliarderëve, mjedisi aktual ekonomoik është një mjedis i ri, i formuar nga fundi i normave shumë të ulëta të interesit, shpërthimi i një flluske të dytë teknologjike dhe shqetësimet për industrinë bankare. Dhe ndërsa lajmet për rënien e pasurisë së miliarderëve mund t'i pëlqejnë disave në një kohë të pabarazisë në rritje, Sunday Times kujton se situata e krijuar ka pasoja për të gjithë. Anëtarët e listës së të pasurve nuk funksionojnë në vakum: miliarderët dhe multimilionerët e kujdesshëm kanë më pak gjasa të fillojnë biznese të reja që krijojnë vende pune.
Dhe kur aksionet e kompanive të miliarderëve bien, fondet e sigurimeve dhe investitorët e tjerë gjithashtu pësojnë humbje.
Megjithatë, njeriu më i pasur në Britani këtë vit është Gopi Hinduja dhe familja e tij. Pas vdekjes së vëllait të tij të madh Sri disa ditë më parë, Gopi me origjinë indiane kryeson perandorinë e biznesit familjar, e cila ka interesa në industri, financa, energji dhe IT.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Turizmi ul papunësinë në Greqi - Punësime të reja dhe rënie e pushimeve nga puna
Të dhënat e papunësisë së regjistruar në baza mujore nga Shërbimi Publik i Punësimit në Greqi tregojnë për rekrutime masive , kryesisht në sektorët e turizmit......

Turqia po ‘djeg’ rezervat valutore - Banka e Turqisë në mbështetje të lirës deri në zgjedhjet e rradhës
Banka e Turqisë përdor arsenalin e saj të plotë të masave jokonvencionale për të mbështetur lirën turke, në një kohë që raundi i dytë i zgjedhjeve......

Në Greqi fitojnë konservatorët e Mitsotakis - Por vendi shkon sërish në zgjedhje në 25 qershor
Grekët rikonfirmuan besimin e tyre tek kryeministri aktual Kyriakos Mitsotakis, në krye të partisë konservatore të Demokracisë së re, e cila ka lënë shumë......

Energjia diellore dhe era ulin çmimet - Kushtet e favorshme të motit një shtysë e rëndësishme
Kushtet e favorshme të motit për burimet e rinovueshme të energjisë po rrisin aktualisht edhe përqindjet e energjisë elektrike nga burimet për energjinë e......

Para të gatshme, kartë krediti ose kripto: Cila është mënyra më e mirë për të paguar gjatë pushimeve?
Duke u nisur jashtë vendit? Ja se si të zgjidhni opsionin më të mirë të pagesës për udhëtimin tuaj. Renditja e parave të udhëtimit shpesh përfshin një......

Dita Botërore e Bletëve, ministrja Krifca: Mbështetje për rreth 2 681 bletarë në vitin 2022
Qeveria ka rritur mbështetjen për zhvillimin e bletarisë, si një sektor potencial në zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë rurale. Në Ditën Ndërkombëtare të......

Nafta e nis javën në rënie me rreth 1% - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie të ndjeshme në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak të shqetësimeve mbi bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - “Ngecin” bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA
Tregu monetar e ka nisur në qëndrueshmëri këtë javë, pas ngërçit në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe komenteve të shefit të Rezervës......