Cilat shtete i “braktisën” produktet shqiptare? - Forcimi i lekut, Kosova, Gjermania, RMV dhe Kina vendet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill

Zhvlerësimi i ndjeshëm i monedhës së përbashkët europiane kundrejt lekut vendas gjatë muajve të fundit, si dhe paralajmërimet e prodhuesve dhe eksportuesve për dëmin që i shkaktohet biznesit të tyre dhe ekonomisë së vendit nga kjo ecuri e kursit të këmbimit, janë reflektuar më së miri te shifrat e tregtisë së jashtme për muajin prill. Eksportet kanë pësuar një rënie të ndjeshme, si në peshë ashtu edhe në vlerë gjatë muajit të 4-tët të vitit, dhe “goditjen” më të madhe duket se e ka marrë industria fasone.
Por, cilat janë shtetet që i “braktisën” produktet shqiptare si pasojë e forcimit të lekut? `Scan Intel` ka bërë një analizë mbi shifrat e prillit të këtij viti sa i përket eksporteve në volum sipas shteteve, për t`i krahasuar ato me mesataren historike që prej vitit 2012, pra do të krahasojmë ndryshimin ne volumin e eksporteve mes mesatares prill 2012-prill 2022 dhe prillit të vitit 2023.
Mes partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë, duket se shteti me rënien më të madhe të eksporeteve në peshë në prillin e këtij viti është Kosova, që ka importuar plot 33.8% më pak produkte shqiptare krahasuar me mesataren historike. Kosova është partneri i dyrtë më i madh tregtar i Shqipërisë në terma eksportesh.
Por, cilat janë produktet kryesore “Made in Albania” që janë importuar më pak nga Kosova gjatë këtij prilli krahasuar me muajt prill të viteve të mëparshme? Shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se mes 10 produkteve kryesore të eksportit të Shqipërisë drejt Kosovës në vlerë, rënien më të madhe në peshë e regjistrojnë produktet si Giza dhe çeliku, kripërat, sulfuret, oksidet, makineritë, lëndët djegëse si dhe alumini.
Pas Kosovës ndjek Gjermania, me 19.4% rënie, dhe vijon Spanja, me 17.9% rënie, si dhe Kina me Maqedoninë e Veriut, me nga 17.1% dhe 16.3% rënie, mes 10 partnerëve tanë kryesorë tregtarë. Nga ana tjetër, Italia, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi nuk janë stepur aspak nga forcimi i lekut vendas. Madje, në rastin e Serbisë, eksportet rezulojnë të jenë rritur me plot 264% në prill të këtij viti krahasuar me mesataren historike të 11 viteve të mëparshme. Rënie të ndjeshme ndërkohë regjistrojnë edhe Franca dhe Turqia, me mbi 60%, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rënia e ndjeshme e eksporteve shqiptare gjatë muajit të kaluar, përfshirë vendet e lartpërmendura, veç mbiçmimit të lekut kundrejt dy valutave kryesore, mund të ketë pasur edhe shkaqe të tjera të tregut, por kursi i këmbimit padiskutim që vlerësohet të ketë pasur ndikimin kryesor, duke i bërë produktet “Made in Albania” më pak të konkurrueshme.
SCAN
Sondazh

Përmbytjet në Itali: 8 miliard euro dëme materiale - Qeveria gati një plan të dytë ‘Marshall’, si pas lufte
Një plan i dytë Marshall në Itali. Në tokat e Emilia-Romagna të shkatërruara nga përmbytjet duhet një ndërhyrje e përmasave të tilla. Njësoj si pas luftës,......

Hapen 2 tenderë për korridorin 8 - ARRSH: Fondi limit, 133.1 lekë. Ja gjurma ku parashikohet të kalojnë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 procedura tenderuese për projektimin e 2 akseve rrugore që do të jenë pjesë e Korridorit 8. Aksi i parë është Elbasan –......

2023, sa u rrit paraja në qarkullim jashtë bankave - Nga janari i vitit 2022, volumi i parasë jashtë sistemit në rritje me rreth 25 miliardë lekë
Pas një tendencë rënëse në muajt shkurt e mars, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar i është ritkhyer prirjes rritëse për të arritur kulmin në prill,......

INSTAT hap thirrjen për 7 mijë vende të lira pune - Censusi 2023, kërkohen kontrollorë, mbikqyrës e anketues. Paga 430-540 euro/muaj
Instituti i Statistikave ka hapur thirrjen për rekrutimin e më shumë se 7 mijë personave që do të angazhohen në procesin e realizimit të Censit të Popullsisë......

Mallrat shqiptare humbasin terren në Kinë, SHBA e Gjermani - Eksportet shqiptare orientohen drejt vendeve më të afërta
Tregtia e Shqipërisë është orientuar këtë vit drejt vendeve më të afërta. Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se Shqipëria ka rritur ndjeshëm eksportet......

Më pak të pasur në Londër - Pasuria totale e miliarderëve ra në terma realë
"Festa ka mbaruar" për të pasurit e Londrës, sipas ‘Sunday Times’ , pasi lista e saj e të pasurve për vitin 2023 tregon se numri i miliarderëve britanikë ra......

Turizmi ul papunësinë në Greqi - Punësime të reja dhe rënie e pushimeve nga puna
Të dhënat e papunësisë së regjistruar në baza mujore nga Shërbimi Publik i Punësimit në Greqi tregojnë për rekrutime masive , kryesisht në sektorët e turizmit......

Turqia po ‘djeg’ rezervat valutore - Banka e Turqisë në mbështetje të lirës deri në zgjedhjet e rradhës
Banka e Turqisë përdor arsenalin e saj të plotë të masave jokonvencionale për të mbështetur lirën turke, në një kohë që raundi i dytë i zgjedhjeve......