Qeveria gjermane ndryshon afatin e marrjes së nënshtetësisë për emigrantët!

Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet por tashmë do të mjaftojnë pesë. Në një projektligj të koalicionit gjerman, thuhet, se dhënia më e shpejtë e nënshtetësisë do të ishte një stimul për t'u integruar më shpejt. Sipas ministres së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser është i mundur edhe një integrim më i shpejtë. Kush ka arritje të veçanta në integrim si për shembull për ata që flasin shumë mirë gjuhën gjermane, arrijnë në punë rezultate të shkëlqyera apo angazhohen në punë vullnetare, mund të marrin edhe pas tre vjetësh nënshtetësinë gjermane.
Edhe nënshtetësia e dyfishtë është e mundur, sipas projektligjit. Fjala është për lejimin e disa nënshtetësive. "Shumë të ardhur në Gjermani, ndjehen gjermanë, por nuk duan ta ndërpresin plotësisht marrëdhënien me vendin e prejardhjes", ka thënë Faeser. Në të ardhmen ata nuk do të jenë të detyruar të dorëzojnë një pjesë të identitetit të tyre.
Po ashtu fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj do të marrin më lehtë nënshtetësinë gjermane. Kusht është që njëri nga prindërit të ketë jetuar të paktën pesë vite në Gjermani dhe deri më tani ky kusht ishte deri në tetë vite.
Rregullat për integrim më të shpejtë përmes nënshtetësisë nuk do të vlejnë për ata persona që kanë rënë në sy për veprime antisemitiste. Një veprim antisemitist e ka penguar edhe më parë marrjen e nënshtetësisë, por që tani futet qartësisht në rregullore është një shenjë e mirë.
Reforma e nënshtetësisë ka qenë e parashikuar në marrëveshjen e koalicionit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme me marrëveshjen e arritur në qeveri fillojnë miratimet në landet gjermane.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pa fitues, blerja afatgjatë e energjisë - Tenderi i KESH/ Shkak çmimi i lartë i ofertuar, në garë morën pjesë 3 kompani
Është mbyllur pa fitues procedura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen afatgjatë të energjisë. Sipas të dhënave, të vëna në dispozicion nga......

Sekretarja britanike Suella Braverman në telashe për skandalin e shpejtësisë – Laburistët: Ministrja ka thyer rregullat e kodit ministror
Sekretarja britanike e Brendshme, Suella Braverman, është në telashe edhe më të mëdha politike, pasi dyshohet se po përpiqet të marrë trajtim preferencial ndaj......

Gjobë rekord për kompaninë mëmë të Facebook – 1.2 miliardë euro për transferimet evropiane të të dhënave
Meta, kompania mëmë e Facebook, është gjobitur me një rekord prej 1.2 miliardë eurosh nga rregullatori irlandez i të dhënave për shkeljen e rregullave të BE-së......

Bie inflacioni i importuar, përse s’ulen çmimet në Shqipëri - Inflacioni bazë, i cili matet mbi 69.2% të shportës së IÇK-së, në vlerën 8% për 2023
Inflacioni në vend shënoi një vlerë mesatare prej 6.5% në tremujorin e parë të vitit 2023, vlerë shumë e lartë duke parë rënien e ndjeshme të inflacionit të......

Cilat shtete i “braktisën” produktet shqiptare? - Forcimi i lekut, Kosova, Gjermania, RMV dhe Kina vendet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill
Zhvlerësimi i ndjeshëm i monedhës së përbashkët europiane kundrejt lekut vendas gjatë muajve të fundit, si dhe paralajmërimet e prodhuesve dhe eksportuesve për......

Përmbytjet në Itali: 8 miliard euro dëme materiale - Qeveria gati një plan të dytë ‘Marshall’, si pas lufte
Një plan i dytë Marshall në Itali. Në tokat e Emilia-Romagna të shkatërruara nga përmbytjet duhet një ndërhyrje e përmasave të tilla. Njësoj si pas luftës,......

Hapen 2 tenderë për korridorin 8 - ARRSH: Fondi limit, 133.1 lekë. Ja gjurma ku parashikohet të kalojnë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 procedura tenderuese për projektimin e 2 akseve rrugore që do të jenë pjesë e Korridorit 8. Aksi i parë është Elbasan –......

2023, sa u rrit paraja në qarkullim jashtë bankave - Nga janari i vitit 2022, volumi i parasë jashtë sistemit në rritje me rreth 25 miliardë lekë
Pas një tendencë rënëse në muajt shkurt e mars, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar i është ritkhyer prirjes rritëse për të arritur kulmin në prill,......