Bota Postuar më 23 Maj 2023, 10:01

Dollari forcohet lehtë - FED do të mbajë norma të larta interesi për një kohë më të gjatë

Nga SCAN TV
Dollari forcohet lehtë - FED do të mbajë norma të larta

Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të parashikimeve se normat e interesit në SHBA do të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë. Gjithashtu, investitorët janë të fokusuar te bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara. Një zyrtar i lartë i Rezervës Federale deklaroi se norma bazë e interesit duhet të shkojë në 6%, në mënyrë që inflacioni të shkojë brenda objektivit prej 2%.

Tashmë, investitorët po vlerësojnë 26% mundësi që rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë përqindje normën bazë të interesit në takimin e muajit të ardhshëm. Euro vijon të tregtohet pranë 1.08 dollarëve dhe gjatë këtij muaji ka humbur rreth 2% të vlerës. Paundi britanik po këmbehet me rreth 1.2440 dollarë. Për sa i përket bisedimeve të borxhit, presidenti amerikan, Joe Biden dhe spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy i përfunduan diskutimet e së hënës pa një marrëveshje.

Palët kanë edhe 10 ditë kohë, për të shmangur një falimentim të ekonomisë amerikane. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 27,300 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1855 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 23 Maj

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 102.5 lekë dhe shitet me 103.4 lekë duke regjistruar kështu një rikuperim të ndejshëm të kuotës. Monedha europiane është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat